Flash

Do gjente lidhjet e krimit në politikë, SPAK e gjen krimin te gazetaria

Lapsi.al 25 November 2024
Do gjente lidhjet e krimit në politikë, SPAK e gjen krimin te

Një operacion masiv i policisë me qendër në Elbasan ka pasur në shënjestër jo vetëm disa prej emrave të njohur të krimit në këtë qytet, por edhe lidhjet e tyre në gjykata, prokurori, polici, madje edhe në gazetari siç pretendojnë prokurorët e SPAK.

Një ndër emrat që rikthehet sërish në dosjet e SPAK është ai Suel Çelës, që njihet si drejtues i një organizate kriminale partnere me Partinë Socialiste të Elbasanit. Për Suel Çelën ka dëshmi dhe biseda në SKY ECC që e impikojnë për porositjen e vrasjeje në Elbasan, në Tiranë dhe në Belgjikë.

Suel Çela, ose ndryshe Marius Lulaj është aktualisht në arrati. Opozita e ka akuzuar vazhdimisht për presione në fushatën zgjedhore, për lidhjet e ngushta me pushtetin e PS-së dhe për korruptimin e policisë dhe të prokurorisë së qytetit.

Arrestimi i Bujar (Marsel) Shegës dhe ndikimi i tij në Peqin

Një personazh pak i njohur mediatikisht, por shumë i fuqishëm në Elbasan dhe në Peqin u arrestua në Milano me urdhër të SPAK, si pjesë e të njëjtës dosje. Ky person quhet Bujar Shega dhe rezulton të jetë një ndër përfituesit e rregullt të tenderave qindra miliona lekë të pastrimit nga bashkia e Elbasanit, Peqinit dhe e Beratit.

Sipas një denoncimi të një viti më parë, Bujar Shega rezulton të ketë kërcënuar edhe administratorin e universitetit "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan për të përfituar një tender në rikonstruksionin e godinave. Sipas një raportimi të Ina Media, përfitimet e Bujar Shegës nga tenderat e pushtetit lokal vinin nga lidhjet e tij me Suel Çelën në Elbasan apo me Aqif Rakipin në Peqin.

Goditja e SPAK ndaj Bujar Shegës rezulton t'i ketë hapur rrugën një klani tjetër të Partisë Socialiste në zonën e Peqinit, pas mosmarrëveshjeve që ishin krijuar vitet e fundit.

[caption id="attachment_961435" align="alignnone" width="640"]Gjyqtarja Pajtime Fetahu Gjyqtarja Pajtime Fetahu[/caption]

Një mandat tjetër arresti është firmosur për ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu, e cila ishte ndërkohë në arrest shtëpie për ndihmën që i ka dhënë dy vëllezërve Çopja, drejtues të trafikut ndërkombëtar të drogës me banim në Dubai. Dy vëllezërit Çopja akuzohen për porositjen e një duzinë vrasjesh me porosi ndaj rivalëve të tyre në Elbasan dhe disa qytete të tjera, për trafik droge, pastrim parash, korruptimit të gjyqtarëve, prokurorëve etj.

Përveç se në derën e saj, SPAK ka trokitur edhe në banesat e ish-gjyqtarëve Taulant Tafa dhe Zihni Shahu dhe të ish-prokurorëve.

Masë arresti shtëpiak është dhënë edhe për Blerina Beqirin, avokate e grupit të Suel Çelës.

Ndër emrat e thirrur në SPAK tërhoqën vëmëndjen dy gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno, dy nga personazhet më të zëshëm për dosjet e SKY ECC në kronikën e zezë.

Në mënyrë të veçantë, Qyno ka spikatur me publikimin e bisedave në aplikacionin SKY, që dyshohet se nuk ishin zbardhur ende nga prokurorët e SPAK. Disa lajme ekskluzive në lidhje me bisedat e banditëve të Elbasanit në SKY ECC krijuan frustrim në radhët e prokurëve, që me një vendim të paprecedent urdhëruan izolimin e tij në godinën e prokurorisë dhe më pas bastisjen e shtëpisë së gazetarit natën e 13 dhjetorit 2023.

Mbeten për t'u parë provat që ka SPAK ndaj Elton Qynos dhe Artan Hoxhës, që tashmë janë vendosur në masë sigurie "detyrim paraqitje", si pjesë e të njëjtës dosje ku rezultojnë emra të rrezikshëm të krimit në Elbasan.

Vija e kuqe e SPAK, lidhja e krimit me politikën

Nga urdhër-arrestet që ka lëshuar SPAK krijohet ideja se ka një përpjekje për të çrrënjosur krimin nga qyteti i Elbasanit, duke përfshirë në hetime edhe ushtarët e maskuar nën petkun e gjyqtarit, prokurorit, policit etj.

Vetëm se panoramës që jep dosja e SPAK i mungon një anë shumë e rëndësishme e realitetit; mbështetja politike që pati krimi.

Vetëm duke pasur mbrojtje politike nga Partia Socialiste e Elbasanit, bandat u fuqizuan deri në pikën që arritën të rekrutojnë gjykatës, prokurorë dhe policë në radhët e tyre. Vetëm duke pasur mbrojtje politike u eleminuan rivalët dhe krimi u ushqye me paratë e tenderave të bashkisë. Vetëm duke pasur mbrojtje politike, krimi mori frenat e fushatës zgjedhore 4 vite më parë, që rezultoi me një person të vrarë.

Por kjo anë e realitetit mungon në hetimin e SPAK. Ndaj në dosjen, që ende nuk është publikuar, afërmendsh mund të gjesh lidhjet e gazetarisë me krimin, por nuk del asgjë për lidhjet e krimit me politikanën./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI