Flash

Si sot/ 35 vjet nga Revolucioni i Kadifenjtë që tronditi Çekosllovakinë

Lapsi.al 24 November 2024
Si sot/ 35 vjet nga Revolucioni i Kadifenjtë që tronditi

Më 24 nëntor 1989 arritën kulmin demonstratat masive në Pragë. Ndryshimi pa dhunë i sistemeve në Çekosllovaki hyri në histori me emrin Revolucioni i Kadifenjtë.

Me përjashtim të disa ndërhyrjeve të dhunshme të policisë, ndryshimi i sistemit politik në Çeki dhe Sllovaki (asokohe Çekosllovaki) kaloi paqësisht. Partia Komuniste nuk kishte më fuqi t'i kundërvihej me forcë të gjithë shoqërisë.

Demonstratat e 17 nëntorit 1989 në Pragë shënuan fillimin e revolucionit pa dhunë. Studentët çekosllovakë u mblodhën për të përkujtuar Jan Opletal, një student i vrarë nga nazistët në vitin 1939.

Por për shkak të rënies së Murit të Berlinit një javë më parë, kjo ceremoni përkujtimore u kthye në një demonstratë masive politike. Policia ndërhyri me forcë dhe përdori shkopinj gome kundër protestuesve. Bilanci: 600 të plagosur.

1989: Revolucioni i Kadifenjtë

Thirrja për grevë dhe bashkimi i qytetarëve

Të nesërmen, studentët bënë thirrje për një grevë pa afat. Kryeministri komunist i pjesës çeke të republikës, Frantisek Pitra, u përpoq të qetësonte situatën përmes një fjalimi televiziv: "Të nderuar qytetarë, po ju drejtohem si kryetar i qeverisë së Republikës Çeke. Para dy vjetësh ne filluam rrugën e transformimeve dhe të demokratizimit. Kuptohet që ky nuk është një proces i shpejtë. Ai lidhet me kërkime, me diskutime dhe me këmbim mendimesh."

Protestave filluan t'u bashkohen gjithnjë e më shumë qytetarë – mes tyre edhe shkrimtari Vaclav Havel, i cili për shkak të pjesëmarrjes në lëvizjen qytetare për të drejtat e njeriut, Karta 77, kishte kaluar 5 vjet në burg.

DËSHMI | Revolucioni i kadifenjtë, tranzicioni i pushtetit në Çekosllovakinë komuniste

Më 24 nëntor në Pragë u zhvillua një demonstratë masive, gjatë së cilës turma thërriste emrin e Havelit, ndërsa reformatori komunist Alexander Dubcek dhe aktivistë të tjerë të Pranverës së Pragës kërkuan dorëheqjen e të gjithë Byrosë Politike, gjë e cila ndodhi pak pas kësaj.

Motoja e Revolucionit të Kadifenjtë

"Drejtësia dhe dashuria duhet të fitojnë përballë gënjeshtrave dhe urrejtjes" – këto fjalë të Havelit u bënë motoja qendrore e revolucionit. Megjithatë, udhëheqja komuniste nuk ishte ende gati të hiqte dorë plotësisht nga pushteti.

Vaclav Havel, Former Czech President, Dies at 75 - The New York Times

Pas një greve të përgjithshme dhe protestave masive në mbarë vendin, më 5 dhjetor u hoq teli me gjemba në kufirin me Austrinë. Më 10 dhjetor u krijua një qeveri e unitetit kombëtar, me shumicë jo-komuniste. Dinamika e transformimeve nuk mund të ndalej më. /Marrë nga DW

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI