Flash

Motra e Meghan Markle flet për raportin e tyre: Do pendohet

Lapsi.al 24 November 2024
Motra e Meghan Markle flet për raportin e tyre: Do pendohet

Gjysmëmotra e larguar e Meghan Markle, Samantha Markle, ka folur për marrëdhënien e trazuar të familjes së saj.

Samantha, e cila ka qenë në mosmarrëveshje me Dukeshën e Sussex për vite me rradhë, tha se marrëdhënia e Meghan me Princin Harry e rëndoi nënën e saj, Roslyn, e cila vdiq muajin e kaluar.

“Meghan nuk e ka idenë se çfarë po humbet sepse kur babai im [Thomas] të ndahet nga jeta, do të jetë tepër vonë”, tha Samantha për Daily Mail, duke pretenduar se Meghan ka “humbur mundësitë”. “Më besoni, e di. Ju nuk mund të ktheheni pas në kohë. Ajo lë një boshllëk në zemrën tuaj.”

Thomas Sr. është përballur me një sërë problemesh shëndetësore vitet e fundit, dhe madje i bëri një "lutje publike" vajzës së tij të larguar në prill 2023.

Ai pësoi një goditje në 2022 dhe shprehu frikën se nuk i ka mbetur shumë kohë për t'u pajtuar me Meghan, me të cilën nuk ka folur për gjashtë vjet. Dyshja dikur ishin të afërt, por marrëdhënia e tyre u përkeqësua pak para dasmës së saj në 2018 me Harry-n.

Sussex-ët lanë jetën mbretërore në vitin 2020. Pasi dyshja u vendos në jetën e tyre të re në Montecito, Kaliforni, Samantha tha se "nuk e kishte menduar kurrë" se gjysmë motra e saj "do të bënte atë që i ka bërë familjes mbretërore".

“Ajo ka bërë atë që i bëri familjes së saj edhe  shumë njerëzve të tjerë. E dija që babai im kishte vuajtur, por mendova se ajo do të ndalonte te mbretëresha”, tha ajo.

"Unë mendoj se ajo që më bën të trishtuar tani është se ka pasur kaq shumë mundësi të humbura për dashuri dhe familje të vërtetë," shtoi Samantha.

 

Të këshilluara

Olta Gixhari rrëfen njohjen me partnerin:

Aktorja Olta Gixhari ka rrëfyer për herë të parë njohjenme  partnerin e  saj, Dorin. “Duke u parë në sy ndodhi një shkëndijë shumë e fortë. Më ndodhi diçka n...

16:25

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI