Flash

Berisha: Ministret në kabinet sillen si në një kabinet sulltani

Lapsi.al 24 November 2024
Berisha: Ministret në kabinet sillen si në një kabinet sulltani

Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë dhe Fondacionit Jarl Hjalmarson ka organizuar ditën e sotme Konferencën për Pjesëmarrjen e Grave në Proceset Politike dhe Fitoren e Zgjedhjeve. Në konferencë mbajti fjalën e tij edhe kreu i PD, Sali Berisha, ku u shpreh se vitet e qeverisjes nga socialistët kanë shënuar regres në shumë aspekte lidhur me problematikat e mëdha të Shqipërisë, të shoqërisë në raport me gratë dhe vajzat.

Berisha tha më tej se dhuna ndaj grave ka pasur rritje të papranueshme, ku në 10 vite, sipas tij, janë vrarë 160 gra një pjesë e mirë e tyre në mbrojtje ligjore. Lideri i opozitës u shpreh se kabineti qeveritar ka më shumë zonja dhe zonjusha, për të cilat tha se sillen si "kabinet sulltani" që i bëjnë elozhe kryeministrit.

"Vitet e qeverisjes socialiste, defakto narkosocialiste kanë qenë vite të një regresi të vërtetë në shumë aspekte lidhur me problematikat e mëdha të Shqipërisë, të shoqërisë tonë në raport me gratë dhe vajzat. Është fakt i pamohueshëm se në rast se u arrit që diskriminimi financiar të marrë një goditje të mirë dhe hendeku financiar në paga mes burrave dhe grave të zbresë nga 36 % në 17.8% në vitin 2013, pra të afrohet shumë me atë që ekziston në BE, përsëri pas vitit 2013, ky hendek u thellua pa ndërprerë dhe sot ka shkuar aty ku kemi qenë.

Po kështu dhuna ndaj grave ka njohur një rritje të papranueshme. Në këto 10 vite, në kundërshtim me çdo traditë shqiptare, janë vrarë 160 gra, ndërsa të cilat një pjesë e mirë në mbrojtje ligjore. Kurse aktet e dhunës janë rritur me mi 50%.

Por nëse ndiqni dhe sigurisht që shqiptarët e ndjekin, qëndrimin dhe diskursin e përditshëm, fjala grua, dhunë ndaj saj, barazi e saj me burrin, luftë kundër diskriminimit, politik, social, ekonomik janë zhdukur nga fjalori i qeveritarëve, mjerisht edhe ministreve të Shqipërisë.

Zëri i tyre mungon në çdo rast kur ato duhet të jenë avokate kryesore të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Zëri i tyre mungon edhe në rastin e dhunës ekstreme ndaj grave. Është e papranueshme që me gjithë numrin e konsiderueshëm të tyre në parlament, ndonëse kanë sjellë rezoluta për të dënuar opozitën nuk kanë sjellë një rezolutë për të mbrojtur dhe sanksionuar të drejtat e grave dhe të fëmijëve, në atë parlament.

Në pamje të parë kabineti i Shqipërisë ka numër më të madh se shumë e shumë kabinete të tjera, zonja dhe zonjusha. Por Shqipëria kë një fatkeqësi të madhe, ka kryeministrin më mizogen të Europës. Shpërthimet mizogenike të të cilit nuk përmbahen as në publik në parlament, jo vetëm ndaj deputeteve të opozitës, por siç është parë në mënyrë të përsëritur edhe ndaj ministreve të tij, çka të bëjnë të besoj se ky njeri në mbledhjet e kabinetit sillet si dikur diktatori boksier Idi Amin, që grushtonte ministrat e tij. Nëqoftëse vini re, dhe sigurisht mund të mos vini re, prania e atyre zonjave në qeveri është një akt pozitiv dhe e kemi përshëndetur, por kur sheh se ato sillen njëlloj si të ishin në një kabinet sulltani, duke i bërë elozhe publike, njëra Skëndërbe, e tjera Zeus, etj., atëherë kupton presionin e madh mizogenik që përjetojnë ato zonja në kabinet dhe në mjediset e tjera.", tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI