Flash

Arrestohen dy shqiptarë në Itali, sekuestrohen rreth 76 kg kokainë

Lapsi.al 24 November 2024
Arrestohen dy shqiptarë në Itali, sekuestrohen rreth 76 kg

Policia italiane ka gjetur një vend ku ruhej lëndë narkotike kokainë, e cila ishte gati për t'u dërguar në Italinë e Veriut Në apartamentin në Sorisole në provincën e Bergamos, oficerët sekuestruan 40 pako me kokainë me peshë afërsisht një kilogram të cilat ishin vendosur në tryezën e kuzhinës dhe 25 pako të tjera të fshehura në divanin e dhomës së ndenjes. Gjithashtu oficerët gjetën edhe shumë parash prej 6570 euro.

Agjentët hetimorë ndoqën lëvizjet e një 37-vjeçari shqiptar, i cili merrte me qera furgona për transportimin e drogës. Të martën e kaluar, me ndihmën e policisë rrugore të seksionit Arcore, shqiptari u ndalua dhe në automjetin e tij u gjet një kilogram kokainë e fsehur brenda një kompresori ajri që ishte i ngarkuar në fugon, shkruan media italiane.

Pas arrestimit shqiptarit iu gjetën edhe një set çelësash, të cilët i drejtuan hetuesit në banesën e Sorisole ku përveç drogës dhe parave kanë gjetur edhe material për paketimin e drogës, një makinë ambalazhi me vakum, një peshore precize, një fletore me llogaritë e shitjeve dhe një makinë numërimi parash.

Gjatë kontrollit në oborrin e ndërtesës, agjentët panë një person të dytë, një shqiptar 30-vjeçar, i cili nuk mundi të shpjegonte praninë e tij aty, por mbante një çelës të apartamentit. Për këtë arsye, edhe ai u arrestua. Në total u sekuestruan rreth 76 kg drogë, e ndarë në pako me logo të ndryshme. Me urdhër të prokurorëve përkatës nga Prokuroritë e Milanos dhe Bergamos, 37-vjeçari u dërgua në burg në Milano, ndërsa 30-vjeçari në Bergamo. Gjykata ka konfirmuar arrestimin për të dy.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI