Flash

Përfundon vettingu i njerëzve të drejtësisë, 268 magjistratë rezultojnë problematikë

Lapsi.al 23 November 2024
Përfundon vettingu i njerëzve të drejtësisë, 268

Pak ditë më parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit bëri publike të dhënat mbi ecurinë e procesit të rivlerësimit.

Ky komision publikoi të dhënat që nga data 8 shkurt 2018 deri në datën 31 tetor 2024, ku u mësua se ishin dhënë 799 vendime, pra priteshin edhe 6 të tjera për ta përmbyllur të gjithë procesin prej 805 magjistratëve që kaluan në sitën e këtij komisioni. Tashmë KPK-ja e ka përfunduar procesin e rivlerësimit edhe me 6 njerëzit e fundit të drejtësisë që kishin për të kaluar këtë fazë, ndërkohë që për ta ende nuk janë zbardhë vendimet e ndërmarra nga ky komision.

Në fakt, prej kohësh u tha se trupa gjykuese e KPK-së do ta përfundonte procesin në dhjetor dhe më pas kërkuan që ata të ishin pjesë e sistemit të drejtësisë në shkallën e Apelit e sipër dhe jo në shkallët e para të gjykimit në vend.

Por, në lidhje me “fatin” e tyre të pozicionit në sistem ende nuk ka asnjë të dhënë nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Procesi kaloi nëpër tri faza të rëndësishme në fakt, por nuk ishin të pakta “betejat” e magjistratëve përballë gjetjeve që kishte fiksuar trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që më mbylljen e këtij procesi, ia kalon ‘stafetën’, KPA-së që do të jetë si shkalla e dytë e gjykimit për të gjithë ata që janë kundra vendimit të dhënë nga KPK.

PROCESI

Në më shumë se 6 vjet e gjysmë kjo trupë kaloi nëpër duar një mori dosjesh dhe praktikash të njerëzve të sistemit të drejtësisë. Jo pak herë të kontestuar, madje vendimet e tyre përfunduan deri në Strasburg dhe mësohet se do të jenë edhe vendime të tjera që do të shkojnë në Gjykatë Ndërkombëtare për të testuar të drejtën e kryesisht, gjyqtarëve dhe prokurorëve, që nuk janë dakord me gjetjet e këtij Komisioni.

Përveç kritereve profesionale, pasurisë dhe pastërtisë së figurës, të cilat përbënin shtyllat e rivlerësimit, mësohet se një ndihmesë të madhe në drejtim të këtij rivlerësimi kanë dhënë edhe qytetarët, të cilët janë marrë për bazë nga ana e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sipas të dhënave të KPK-së janë me mijëra denoncime që kanë mbërritur në adresën e Komisionit për thuajse çdo subjekt që ka kaluar në sitën e vetingut, të gjitha përvoja personale të qytetarëve që kanë kaluar me këto prokurorë dhe gjyqtarë që kanë pranuar të kalojnë në veting. Por nëse shihen të gjitha vendimet e dhëna dhe të shpallura nga ana e KPK-së, kriteri i pasurisë ka qenë ai më i fuqishmi, të cilin përqindja më e madhe e subjekteve nuk kanë mundur ta justifikojnë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka folur tashmë për të 805 gjyqtarët, prokurorët dhe ndihmësit ligjorë, teksa, sipas tyre janë konfirmuar si pa probleme vetëm 373 prej tyre, mes të cilëve 165 gjyqtarë, 167 prokurorë, 2 ishin inspektorë në KLD, 2 inspektor në KLGJ dhe 37 ndihmës/ këshilltarë ligjorë. Po ashtu mësohet se 268 magjistratë janë konsideruar si problematikë nga KPK, në të paktën një prej shtyllave të rivlerësimit, dhe janë marrë vendime për shkarkim.

Nga këta 146 gjyqtarë, 1 ish-gjyqtare në Gjykatën e Lartë; 116 prokurorë, 1 inspektor në KLGJ dhe 4 ndihmës ligjorë. 49 vendime janë për përfundimin e procesit pa një vendim përfundimtar, nga të cilët 26 ish-gjyqtarë, 17 prokurorë; 1 ish- kryeinspektor në KLD; 2 ish-inspektorë në KLD dhe 3 ndihmës ligjorë. 105 vendime për ndërprerje të procesit për shkak të dorëheqjes; 61 gjyqtarë, 27 prokurorë, 1 ishprokuror; 1 ish gjyqtar, 1 ishinspektor në KLD dhe 14 ndihmës ligjorë.

Pas përfundimit të procesit në KPK, vetingu do të vazhdojë në shkallën e dytë në KPA, anëtarët e të cilës kanë një mandat 9 vjeçar, deri në fund të vitit 2026. Mbrojtjen e rekomandimeve të ONM nuk do ta bëjë me Komisioneri Publik që i mbaron mandati njëjtë si me KPK, por sipas Kushtetutës, prokurorët e SPAK. Komisionerët publikë kanë kërkuar që t’i bashkëngjiten Prokurorisë së Posaçme, ndërsa anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të marrin statusin e gjyqtarit, ndonëse ende nuk janë përcaktuar pozicionet e reja të tyre.

VENDIME TË DHËNA NGA KPK

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nga data 8 shkurt 2018 deri në datën 31 tetor 2024 ka dhënë 799 vendime, nga të cilat:

369 vendime konfirmim në detyrë për 165 gjyqtarë, 166 prokurorë, 2 ish-inspektorë në KLD, 2 inspektor në KLGJ dhe 34 ndihmës/ këshilltarë ligjorë;

267 vendime për shkarkim nga detyra për 146 gjyqtarë, 1 ish-gjyqtare në GJL, 115 prokurorë, 1 inspektor në KLGJ dhe 4 ndihmës ligjorë;

105 vendime për ndërprerje procesi (neni G i Aneksit të Kushtetutës) për 61 gjyqtarë, 27 prokurorë, 1 ishprokuror, 14 ndihmës ligjorë, 1 ish-inspektorë në KLD;

8 vendime për pushimin e procesit për 3 gjyqtarë, 1 prokuror dhe 4 ndihmës ligjorë në Gjykatën e Lartë (neni 56 i ligjit nr. 84/2016);

48 vendime për përfundimin e procesit pa një vendim përfundimtar për 25 gjyqtarë, 17 prokurorë, 1 ishkryeinspektor në KLD dhe 2 ish-inspektor në KLD dhe 3 ndihmës ligjor (neni 95 i Kodit të Procedurave Administrative dhe neni 64 i ligjit nr. 96/2016);

2 vendim për pezullimin nga detyra për 2 prokuror. /Gazeta Panorama/

Të këshilluara

Data/ Berisha njofton protestën e radhës

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët ka njoftuar protestën e radhës që do të mbahet nga opozita. Kreu i PD-se ftoi të gjithë qytetar...

13:44

Digjet një banesë dykatëshe në Krujë

Një banesë dykatëshe e pabanuar është shkrumbuar gjatë natës në fshatin Kurcaj në malësinë e Krujës. Zjarrfikësit e Krujës kanë mbërritur në vendngjarje duke...

09:49

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI