Flash

Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika e jashtme

Lapsi.al 23 November 2024
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika e jashtme

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka emëruar Senatorin republikan, Marco Rubio, për të drejtuar politikën e jashtme amerikane gjatë katër viteve të ardhshme të presidencës republikane. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steve Herman, republikani Rubio ka përfaqësuar shtetin e Floridës në Senatin e Shteteve të Bashkuara që nga viti 2011 dhe shërben në komisionin për Marrëdhëniet me Jashtë dhe komisionin për Zbulimin.

Senatori Marco Rubio, 53 vjeç, është bir emigrantësh nga Kuba. Nëse konfirmohet nga Senati, ai do të bëhet i pari sekretar shteti me prejardhje hispanike. Rubio njihet për qëndrimet e ashpra ndaj regjimeve autoritare në Kubë, Nikaragua, Venezuelë dhe Kinë.

“Ka treguar vendosmërinë për një sërë çështjesh, sigurisht edhe Kina mes tyre”, thotë analisti Michael O’Hanlon me Institutin Brookings.

Senatori Rubio ka thënë se Kina është në një linjë me Iranin, Korenë e Veriut dhe Rusinë kundër Shteteve të Bashkuara.

Pas agresionit rus në shkallë të gjerë kundër Ukrainës në vitin 2022, Rubio ishte një mbështetës i zëshëm i Kievit. Kohët e fundit ai ka bërë thirrje për negociata për t’i dhënë fund konfliktit ndërsa në muajin prill votoi kundër një pakete ndihme prej 95 miliardë dollarësh.

“Qëllimi ynë, kur bëhet fjalë për Ukrainën, është që ta ndihmojmë në një mënyrë që nuk na shteron buxhetin, dhe nuk i dëmton aleancat tona në mbarë botën”, thotë Rubio.

Senatorët që do të votojnë për konfirmimin, pritet që të shqyrtojnë bindjet e tij mbi politikën amerikane, thotë për Zërin e Amerikës analisti Michael O’Hanlon.

“Nëse do ta braktisnim Ukrainën, diçka që Rubio nuk e thotë, por nëse Ukraina do të pësonte disfatë, kjo do të bënte që shumë aleatë në mbarë botën të shtronin pyetjen nëse ne do t’i mbështesim ata.”

Tetë vjet më parë, Rubio ishte një nga rivalët e zotit Trump në garën republikane për president. Në krye të Departamentit të Shtetit, Rubio do të ishte përgjegjës për zbatimin e politikës së jashtme të Presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Zëri i Amerikës bisedoi me hulumtuesen e politikës së jashtme, Vilma Petrash, profesore në Kolegjin Miami-Dade.

“Pavarësisht pritshmërive, duhet të jemi realistë. Shtetet e Bashkuara do t'i japin përparësi interesave të tyre mbi ato të pjesës tjetër të botës”, shprehet ajo./ VOA

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI