Flash

Diddy kritikon prokurorët: Reputacioni im është shkatërruar

Lapsi.al 22 November 2024
Diddy kritikon prokurorët: Reputacioni im është shkatërruar

Diddy, ka paraqitur së fundmi një kërkesë të tretë për lirim me kusht në pritje të gjykimit për akuzat për trafikim seksual.

Ai kritikon ashpër prokurorët, duke pretenduar se taktikat dhe strategjitë e tyre mediatike tashmë kanë “shkatërruar reputacionin e tij”.

Artisti dhe sipërmarrësi 55-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs, akuzohet për drejtimin e një sipërmarrjeje kriminale të përfshirë në trafikun e seksit, por ai këmbëngul se akuzat janë “fiktive”.

Ekipi ligjor i Diddy-t argumenton se akuzat, të cilat përfshijnë organizimin e festave që quhen “Freak Offs” -orgji ku dyshohet se gratë drogoheshin dhe detyroheshin të përfshiheshin  në akte seksuale– janë të ekzagjeruara dhe “të shtrembëruara në mënyrë teatrale” nga prokuroria.

“Perspektiva e një dënimi nuk i ndryshon materialisht stimujt e tij këtu, ku reputacioni i tij tashmë është shkatërruar nga akuzat e qeverisë dhe taktikat agresive të medias,”-thanë avokatët e Diddy në dosje. Ata theksuan se vetëm një shfajësim mund të fillojë të rivendosë imazhin e tij publik.

Një nga pikat qendrore në mbrojtjen e Diddy është përpjekja e tij për të diskredituar akuzuesit e tij, duke përfshirë edhe ish të dashurën e tij, Cassie Ventura. Avokatët e tij kanë argumentuar se Ventura, së bashku me një tjetër viktimë të supozuar, nuk ishte detyruar për të bërë asgjë.

Për më tepër, ata pretendojnë se pamjet e sigurisë që tregojnë një grindje mes Diddy dhe Ventura në Hotelin Intercontinental në vitin 2016 janë të manipuluara.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI