Flash

Vrasja e Klaudio Prendit/ Automjeti i autorëve ishte vjedhur para një viti

Lapsi.al 21 November 2024
Vrasja e Klaudio Prendit/ Automjeti i autorëve ishte vjedhur para një

Janë zbardhur detaje të reja nga atentati i kryer ndaj Klaudio Prendit. Mësohet se makina e autorëve e cila u gjet e djegur në Farkë pak çaste pas atentatit, rezulton e vjedhur para një viti në kryeqytet. Sipas informacioneve makina tip "Audi" ishte vjedhur në zonën e Liqenit Artificial, ndërsa identifikimi u bë nga numri i shasisë së makinës që u rikuperua nga ekspertët.

Bëhet gjithashtu me dije se hetuesit po verifikojnë të tjera pista për të zbardhur atentatin dhe identifikuar autorët e vrasjes. Ndër këto pista janë edhe pistat e fajdeve dhe basteve sportive, përfshirë edhe lidhje me aktivitete apo lidhje të dyshimta jashtë vendit. Agjentët hetimorë kanë dyshime se persona të ndryshëm kanë fituar shuma të mëdha parash në baste, të cilat Prendi nuk i ka shlyer.

Klaudio Prendi, 28 vjeç u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të 19 nëntorit. Ai u vra teksa po hipte mjetin e tij kur po largohej nga një lokal në zonën e "Xhamllikut". Sipas raportimeve viktima ka qenë i shoqëruar nga miqtë e tij në lokal. Në momentin kur ka dalë nga lokali për të hipur në makinën e tij ai ka qenë i vetëm dhe autorët e kanë shfrytëzuar rastin për të qëlluar drejt tij. Ata i janë afruar paralel me makinën e tyre tip "Audi" dhe kanë hapur zjarr ndaj tij.

Më tej bëhet me dije se drejt tij është qëlluar me 5 plumba ndërsa arma ka qenë me silenciator. Policia dyshon se në atentat morën pjesë tre persona, një prej tyre ka pasur rolin e shoferit, ndërsa dy të tjerët luanin rolin e qitësit. Një orë pas vrasjes në zonën e Farkës është gjetur një mjeti "Audi A4". Gjithashtu mësohet se policia ka shoqëruar disa persona që janë marrë në pyetje në lidhje më këtë ngjarje.

Të këshilluara

Rusia e hapur për të negociuar me Trump

Rusia tha se është e gatshme të diskutojë një armëpushim të mundshëm në Ukrainë me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, edhe pse konflikti intensifi...

09:08

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI