Flash

Putin del papritur në TV: Kemi të drejtë të godasim vendet që armatosin Kievin

Lapsi.al 21 November 2024
Putin del papritur në TV: Kemi të drejtë të godasim vendet

Vladimir Putin u shfaq papritur në televizionin shtetëror rus mbrëmjen e kësaj të enjteje duke pranuar se Rusia ka lëshuar një raketë eksperimentale balistike me rreze të mesme veprimi në një zonë ushtarake në qytetin ukrainas Dnipro dhe se sipas tij Moska “kishte të drejtë” të godiste vendet perëndimore që i ofrojnë Kievit armë me rreze të gjatë.

Duke folur gjatë një fjalimi të paparalajmëruar televiziv drejtuar kombit, Putin tha se Rusia testoi raketën e re balistike hipersonike Oreshnik për të goditur një objekt ushtarak në Dnipro. Udhëheqësi rus tha se sulmi në Ukrainë mëngjesin e së enjtes erdhi si përgjigje ndaj sulmeve të Ukrainës në territorin rus me raketa amerikane dhe britanike në fillim të kësaj jave.

“Dislokimi i sistemit Oreshnik ishte një përgjigje ndaj planeve të SHBA për të prodhuar dhe vendosur raketa me rreze të mesme dhe të shkurtër... Në rast të një përshkallëzimi, Rusia do të përgjigjet me vendosmëri dhe simetrike” - tha Putin.

Raportimet fillestare të pakonfirmuara nga Ukraina sugjeruan se Rusia kishte përdorur një raketë balistike ndërkontinentale, një armë e projektuar për sulme bërthamore në distanca të gjata dhe që kurrë më parë nuk ishte përdorur në luftë. Nuk ka asnjë provë se arma ishte me mbushje bërthamore. Tre zyrtarë amerikanë thanë se ajo ishte një raketë balistike me rreze të mesme veprimi që arrin në një distancë 3 000 – 5 500 km.

Putin lëshoi gjithashtu kërcënime të drejtpërdrejta kundër Britanisë dhe SHBA-së, duke deklaruar: "Rusia rezervon të drejtën të përdorë armët kundër objektivave në vendet që lejojnë përdorimin e armëve të tyre kundër objektivave ruse".

Ai pretendoi se sistemet e mbrojtjes perëndimore nuk do të ishin në gjendje të kapnin raketat ruse Oreshnik. Putin tha se Rusia do të bënte paralajmërime paraprake përpara sulmeve ndaj Ukrainës dhe vendeve të tjera për të lejuar evakuimin e civilëve në vende të sigurta.

Putini ka deklaruar edhe më parë se vendimet perëndimore për të furnizuar Ukrainën me armë me rreze të gjatë do ta shtynin Moskën t'i trajtonte ato kombe si palë në konflikt, paralajmërimi i tij të enjten shënoi kërcënimin e tij më të qartë deri më tani për goditjen e vendeve perëndimore. ©The Guardian, LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI