Flash

Protesta/ Prindërit dhe fëmijët hedhin bojë të kuqe para Ministrisë së Arsimit

Lapsi.al 21 November 2024
Protesta/ Prindërit dhe fëmijët hedhin bojë të kuqe

Protesta për vrasjen e 14-vjeçarin Martin Cani në derën e shkollës Fan Noli po mbahet para Ministrisë së Arsimit. Qindra qytetarë janë mbledhur në protestë, ndërkohë që me kova me bojë të kuqe kanë lyer muret e Ministrisë së Arsimit.

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Prelleshaj. Ngjrja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Prelleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.

Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili dyshohet se ka dëmtuar ligamentet e dorës dhe po trajtohet në një klinikë private.

Pak çaste pas krimit të rëndë autori kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu vrasjen dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. Po ashtu edhe në aplikacionin "Snapchat", kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer. Në foto si për të demonstruar forcën mbante grushtin lart. Po ashtu nga fotoja vihet re se autori ndodhet në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera.

Të këshilluara

Rusia e hapur për të negociuar me Trump

Rusia tha se është e gatshme të diskutojë një armëpushim të mundshëm në Ukrainë me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, edhe pse konflikti intensifi...

09:08

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI