Flash

Kishte fshehur mijëra euro dhe dollarë, procedohet shtetasi turk

Lapsi.al 21 November 2024
Kishte fshehur mijëra euro dhe dollarë, procedohet shtetasi turk

Goditet një rast i mosdeklarimit të parave në pikën e kalimit kufitar. Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin turk A. D., 50 vjeç, banues në Stamboll.

Gjatë kontrollit të shërbimeve të policisë kufitare të PKK Kapshticë, në vijën e dytë, në kamionin që drejtohej nga 50-vjeçari, u gjet e fshehur në kabinën e kamionit, një çantë krahu me 27 915 euro dhe 2935 dollarë, të cilat ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar. Shuma e eurove dhe dollarëve u sekuestrua nga policia, në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Të këshilluara

Rusia e hapur për të negociuar me Trump

Rusia tha se është e gatshme të diskutojë një armëpushim të mundshëm në Ukrainë me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, edhe pse konflikti intensifi...

09:08

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Këtë të enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, si rezultat i qarkullimit ciklonar shoqëruar me masa ajrore të lagështa. Moti pa...

07:57

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI