Flash

Italia ofron shtëpi me 1 euro për amerikanët e mërzitur nga fitorja e Donald Trump

Lapsi.al 21 November 2024
Italia ofron shtëpi me 1 euro për amerikanët e mërzitur nga

Pas një cikli polarizues zgjedhor presidencial, shumë amerikanë po mendojnë se si të largohen nga SHBA dhe të arratisen në një vend tjetër. Gjithashtu Ollolai një fshat i vogël rural në Itali po ofron shtëpi për vetëm 1.06 dollarë për amerikanët që duan të largohen nga SHBA, pas zgjedhjeve presidenciale të 2024-ës.

“A jeni të lodhur nga politika globale? Po kërkoni të përqafoni një mënyrë jetese më të ekuilibruar duke siguruar mundësi të reja? Është koha për të filluar arratisjen tuaj evropiane në parajsën mahnitëse të Sardenjës”, thuhet në uebsajtin promovues.

Fshati Ollolai në ishullin e Sardenjës po punon për të rritur numrin e popullsisë pas dekadash rënieje duke tërhequr amerikanët që kërkojnë një shtëpi të re. Gjithashtu kryebashkiaku Francesco Columbo ka thënë se kanë krijuar posaçërisht një faqe interneti për të përmbushur nevojat e zhvendosjes së amerikanëve.

Shtëpitë e rikonstruktura kanë çmime deri në 100,000 euro, ndërsa disa shtëpi që kanë nevojë për rikonstruksione shiten për 1 euro. Disa nomadëve dixhitalë do t’u ofrohet strehim falas. Fshati Ollolai zbuloi fillimisht projektin në gusht dhe ka raportuar se më shumë se 18,000 njerëz kanë aplikuar tashmë për banesa.

“Amerikanët do të kenë një procedurë të shpejtë ne po vëmë bast që ata të na ndihmojnë të ringjallim fshatin, ata janë karta jonë fituese. Sigurisht që nuk mendojmë të zgjidhim probleme serioze siç është shpopullimi, por është një mënyrë për të thyer barrierat, për të sjellë njohuri dhe përvoja të ndryshme në komunitet dhe për të bërë të njohur territorin. I rrënjosur në natyrën e pacënuar, i njohur për kuzhinën e jashtëzakonshme dhe i përbërë nga një komunitet me tradita të lashta, në Zonën e rrallë Blu të Tokës, Ollolai është destinacioni i përsosur për t’u rilidhur, rimbushur dhe përqafuar një mënyrë të re jetese”, tha Columbo.

Të këshilluara

Aksident në aksin rrugor Elbasan- Cërrik

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan- Cërrik. Mësohet se 2 mjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Siç shihet edhe nga pamjet nga...

12:35

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI