Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Dalja në pension 67 vjeç do të ndodhë para afatit aktual 2056

Lapsi.al 21 November 2024
Dalja në pension 67 vjeç do të ndodhë para afatit aktual

Sipas ligjit aktual të sigurimeve shoqërore mosha e daljes në pension rritet me 2-3 muaj në vit për të arritur në 67 vjeç për të dyja gjinitë në vitin 2056. Ndryshimet që po diskutohen aktualisht synojnë që kriteri i moshës 67 vjeç të arrihet me shpejt se vitit 2056, para vitit 2040. Ky ndryshim bën që çdo vit kriteri i moshës të rritet me më shumë se 2-3 muaj.

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani shpjegoi për deputetët në Komisionin e Ekonomisë se mund të diskutohet përshpejtimi i zbatimit të skemës së rritjes së moshës, por jo përtej 67 vjeç.

“Një ndër propozimet e BB ka të bëjë edhe me propozimin për rritjen e moshës së pensionit. Ne e kemi kundërshtuar, pasi ky element është marrë parasysh në reformën e vitit 2014, ku ka nisur rritja për gratë dhe do të fillojë për burrat në 2032. Në vitin 2056 do të ketë barazim të moshës, 67 vjeç për secilën gjini. E vetmja që mund të ndryshojë është përshpejtimi në zbatimin e skemës së rritjes së moshës së pensionit” tha ajo.

Një reformë e madhe e sistemit të pensioneve u zbatua në vitin 2015. Reforma rriti gradualisht kohëzgjatjen e kontributit të kërkuar për një pension të plotë deri në 40 vjet deri në vitin 2032. Mosha e daljes në pension do të rritet në 67 vjeç deri në vitin 2056 si për burrat ashtu edhe për gratë. U vendos një pension social jo kontribut dhënës dhe u lidh ngushtë kontributi me pagat reale.

Kohëzgjatja e kontributit për të pasur të drejtën e pensionit të plotë është aktualisht rreth 39 vjet aktualisht dhe kufiri për të përfituar një pension të pjesshëm është më i lartë se mesatarja e OECD (34 vjet për një pension të plotë dhe 13 vjet për një pension të pjesshëm).

Jetëgjatësia ka rritur shpenzimet për skemat e pensioneve. Psh në vitin 2000 jetëgjatësia mesatare ishte më e ulët, për burrat ishte rreth 73 vjet, ndërsa për gratë ishte rreth 77 vjet. Para dy dekadash koha e gëzimit të pensionit për burrat ishte për burrat, periudha mesatare e gëzimit të pensionit ishte rreth 10 vite dhe për gratë 17 vite.

Të dhënat tregojnë se ndërmjet 2000 deri në 2023, ka pasur një zgjerim të periudhës së gëzimit të pensionit, për shkak të rritjes së jetëgjatësisë. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, jetëgjatësia mesatare në Shqipëri më 2022 ishte rreth 77 vjet për burrat dhe rreth 81 për gratë.

Ndërsa koha e gëzimit të pensionit arriti në 19.4 vite për burrat dhe 27 vite për gratë. Zgjatja e viteve të gëzimit të pensionit shton presion për më shumë shpenzime në skemën e pensioneve, e cila është edhe nën presionin e rritjes së numrit të pensionistëve./MONITOR

Të këshilluara

Aksident në aksin rrugor Elbasan- Cërrik

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan- Cërrik. Mësohet se 2 mjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Siç shihet edhe nga pamjet nga...

12:35

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI