Flash

Vrasja e Klaudio Prendit, gjendet arma në mjetin e djegur të autorëve

Lapsi.al 20 November 2024
Vrasja e Klaudio Prendit, gjendet arma në mjetin e djegur të

Ekspertët e krimeve pas një kontrolli të dytë që ka kryer në makinën e djegur tip Audi A4, ka gjetur dhe armën e krimit një pistoletë me selenciator, e cila ishte plotësisht e djegur.

Numri i shasisë nuk është rikuperuar ende, pritet të kontrollohet në pjesën e brendshme të motorrit.

28-vjeçari, Klaudio Prendi u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të 19 nëntorit. Ai u vra teksa po hipte mjetin e tij kur po largohej nga një lokal në zonën e "Xhamllikut". Sipas raportimeve viktima ka qenë i shoqëruar nga persona të tjerë. Në momentin kur ka dalë nga lokali për të hipur në makinën e tij ai ka qenë i vetëm dhe autorët e kanë shfrytëzuar rastin për të qëlluar drejt tij.

Më tej bëhet me dije se drejt tij është qëlluar me 5 plumba ndërsa arma ka qenë me silenciator. Policia dyshon se në atentat morën pjesë tre persona, një prej tyre ka pasur rolin e shoferit, ndërsa dy të tjerët luanin rolin e qitësit. Zona në të cilën ndodhi atentati është një zonë që survejohet nga kamerat e sigurisë, të cilat do të merren nga grupi hetimor për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Një orë pas vrasjes në zonën e Farkës ëdhtë gjetur një mjeti "Audi A4" teksa u raportua se brenda saj nuk u gjet asnjë armë. Gjithashtu mësohet se policia ka shoqëruar disa persona që janë marrë në pyetje në lidhje më këtë ngjarje.

Të këshilluara

SHBA mbyll ambasadën e saj në Kiev

SHBA po mbyll përkohësisht ambasadën e saj në Kiev pasi është informuar specifikisht për një sulm të mundshëm ajror më 20 nëntor. Pas këtij informacioni, zyrtar...

08:04

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI