Flash

Paraqitet në SPAK ish-deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri

Lapsi.al 20 November 2024
Paraqitet në SPAK ish-deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri

Ish-deputeti i PDIU, Dashamir Tahiri ka folur për mediat pasi u thirr në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin e sotëm. Ai u shpreh se ka dhënë deklarime si një person në dijeni, por jo për çështje që lidhet me të.

Ish-deputeti deklaroi se bëhet fjalë për një hetim pasuror të një zyrtari të lartë që ka hedhur firmë te një nga kompanitë e tij.

“Dhashë deklarime si person në dijeni, jo për ndonjë çështje që lidhet me mua, por për një hetim pasuror ndaj dikujt, në kuadër të drejtësisë së re. Bëhet fjalë për një zyrtar të lartë që ka hedhur një firmë te një nga kompanitë e mia, ku ka blerë diçka. Kjo i përket periudhës para vitit 2005″, deklaroi ish-deputeti Tahiri.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI