Flash

Osmani kthen dy ligje për rishqyrtim në Kuvendin e Kosovës

Lapsi.al 20 November 2024
Osmani kthen dy ligje për rishqyrtim në Kuvendin e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kthyer për rishqyrtim në Kuvendin e Kosovës, Ligjin për Këshillin e Sigurisë së Kosovës.

Në komunikatën e presidencës thuhet se Ligji për Këshillin e Sigurisë është kthyer për shkak se me përmbajtjen aktuale e rrezikon sigurinë kombëtare dhe siç thuhet aty, është në kundërshtim me Kushtetutën.

Në arsyetimin e presidentes Osmani thuhet se në ligjin për Këshillin e Sigurisë, funksionimi i këtij mekanizmi gjatë gjendjeve të jashtëzakonshme është lënë tërësisht i patrajtuar, duke tërhequr vërejtjen se boshllëqet ligjore në këtë aspekt mund të shkaktojnë pasoja.

Në vendim thuhet po ashtu se rregullimi ligjor i funksionimit të Këshillit të Sigurisë gjatë gjendjeve të jashtëzakonshme është posaçërisht i rëndësishëm për shkak të tendencave për destabilizim të vendit nga ana e Serbisë.

“Akti i agresionit të shtatorit 2023 është tregues i qartë se Serbia dhe struktura politike aktuale e saj nuk është e interesuar për paqe as fqinjësi të mirë, gjë që përbën kërcënim të vazhdueshëm ndaj sovranitetit dhe tërësisë tokësore të Kosovës”, thuhet në vendim Po ashtu, presidentja ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend edhe Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Të këshilluara

SHBA mbyll ambasadën e saj në Kiev

SHBA po mbyll përkohësisht ambasadën e saj në Kiev pasi është informuar specifikisht për një sulm të mundshëm ajror më 20 nëntor. Pas këtij informacioni, zyrtar...

08:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI