Flash

Në kërkim nga autoritetet shqiptare, i riu vetëvritet në Spanjë

Lapsi.al 20 November 2024
Në kërkim nga autoritetet shqiptare, i riu vetëvritet në

I riu Klajdi Mansaku, i cili rezulton në kërkim nga autoritetet shqiptare, raportohet se i ka dhënë fund jetës në Spanjë. Dyshohet se Mansaku, 26-vjeç, u vetëvra në shtetin spanjoll.

Familjarët dhe miqtë e tij u njoftuan për vetëvrasjen e të riut mbrëmjen e 19 nëntorit. Ende nuk dihen arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti.

Mansaku rezulton i kërkuar nga autoritet shqiptare për një ngjarje të ndodhur më 15 prill 2023, ku pas një debati në rrjetin social TikTok, tentoi që të vrasë me armë dy të rinj Jurgen Vrioni dhe Arbi Haxhiu. Të dy mbetën të plagosur, ndërkohë që u arrestua edhe Sheflid Karat, bashkëpuntori i Mansakut. Mediat raportojnë se i riu është hedhur nga kati i 10-të i një pallati dhe ka gjetur vdekjen.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI