Flash

Ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve nartotike, arrestohet 29-vjeçari

Lapsi.al 20 November 2024
Ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve

Një 29-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike kryer në bashkëpunim dhe grupi i strukturuar kriminal është arrestuar ditën e sotme nga policia.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar "Wanted 3".

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim G. Z., 29 - vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" kryer në bashkëpunim dhe "Grupi i strukturuar kriminal". Materialet i kaluan Prokurorisë.

Të këshilluara

SHBA mbyll ambasadën e saj në Kiev

SHBA po mbyll përkohësisht ambasadën e saj në Kiev pasi është informuar specifikisht për një sulm të mundshëm ajror më 20 nëntor. Pas këtij informacioni, zyrtar...

08:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI