Flash

Goditi me thikë për vdekje Martin Canin, dëshmia e autorit

Lapsi.al 20 November 2024
Goditi me thikë për vdekje Martin Canin, dëshmia e autorit

Është zbardhur dëshmia që 14-vjeçari, Mario Prelleshaj autori i vrasjes së bashëmoshatarit të tij Martin Canit, ka dhënë në polici. Ai është shprehur se sherri mes tyre ka nisur që të premten pse e shikonte. Ndërkohë sipas tij të hënën e kishin lënë për tu sqaruar, por më pas konflikti ka nisur sërish. Prelleshaj tha se të dy kishin lajmëruar shokët e tyre dhe gjatë përleshjes ndodhi ngjarja e rëndë

“Jemi zënë të premten sepse po më shikonte. E kishim lënë për t'u sqaruar. Pastaj jemi zënë sërish të hënën. Ai lajmëroi shokët si dhe unë shokët e mi. Gjatë përleshjes ndodhi ajo që ndodhi”, është shprehur 14-vjeçari.

Ai është pyetur nga policia nëse është penduar për aktin e kryer, ndërsa sipas raportimeve nuk ka pranuar të flasë.

Pak çaste pas krimit të rëndë autori kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu krimin e rëndë dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. Po ashtu edhe në aplikacionin "Snapchat", kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer. Në foto si për të demonstruar forcën mbante grushtin lart. Po ashtu nga fotoja vihet re se autori ndodhet në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera.

Mario Prelleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve tësaj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shoku i tij po ashtu i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Të këshilluara

SHBA mbyll ambasadën e saj në Kiev

SHBA po mbyll përkohësisht ambasadën e saj në Kiev pasi është informuar specifikisht për një sulm të mundshëm ajror më 20 nëntor. Pas këtij informacioni, zyrtar...

08:04

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI