Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Bashkitë e Veriut “diskriminohen” me fondet e transfertave nga buxheti 2025

Lapsi.al 19 November 2024
Bashkitë e Veriut “diskriminohen” me fondet e transfertave nga

Mallkimi për të qenë të varfra po ndjek bashkitë e vogla të Veriut, të cilat po vuajnë shpopullimin e shpejtë, mungesën e infrastrukturës dhe burimeve të mjaftueshme për të zhvilluar standardet e jetesës. Vitin që vjen buxheti i shtetit do të akordojë 42 miliardë lekë (420 mln euro) fonde në formën e transfertës së pakushtëzuar tek njësitë e pushtetit vendor me rritje gati 17% më shumë se vitin e kaluar.

Duke krahasuar nivelin e transfertës për secilën bashki shihet se ato të Veriut (përveç Kukësit) kanë rritje të financimeve më pak se mesatarja kombëtare. Sipas përpunimit të të dhënave nga Ministria e Financave në vitin 2025, bashkitë e Devollit, Vorës, Dimalit, Sarandës, Roskovecit, Konispolit, Finiqit, Belshit dhe Dropullit marrin nga transferta e pakushtëzuar 22-24% më shumë fonde se viti i kaluar (shiko grafikun e mëposhtëm).

Në anën tjetër, bashkia e Malësisë së Madhe, Shkodrës, Vlorës, Tropojës, Divjakës, Maliqit, Dibrës kanë rritje të buxheteve nga transferta me pak se 14%. Shkodra dhe Malësia e Madhe kanë rritjen më të ulët. Përveç Kamzës dhe Kukësit të gjitha bashkitë e Veriut kanë rritje fondesh më pak se mesatarja kombëtare.

Ministria e Financave në relacionin e projektbuxhetit 2025 vuri në dukje se ndarja e fondeve në transfertën e pakushtëzuar mori në konsideratë të dhënat e cens 2023. Në bashkitë që do të kishte rënie të madhe të popullsisë rritja e fondeve do të ishte më e ulët.

Studime të tjera kanë treguar se reduktimi në banorë i bashkive të Veriut erdhi nga niveli i lartë i varfërisë dhe burimet e kufizuara të jetesës sidomos për të rinjtë. Kështu raporti popullsi-financim nga buxheti është futur në një rreth vicioz. Njerëzit zhvendosen nga bashkitë e varfra, ndërkohë qeveria redukton burimet me tej pasi ka më pak njerëz.

Sipas të dhënave të Cens 2023 Bashkia e Shkodrës kishte reduktimin më të madh të popullsisë në krahasim me të tjerat. Detajimi i transfertës sipas vlerës tregon se bashkia e Tiranës merr financimet më të mëdha nga buxheti me rreth 6,1 miliardë lekë vitin që vjen ose 16.8 për qind më shumë se më 2024. Transferta për bashkinë e Tiranës zë 14.4 % të totalit të fondit të përllogaritur për vitin që vjen.

Bashkitë vuajnë mungesën e fondeve për të zhvilluar planet vendore, por nga ana tjetër nuk kapacitetet për të menaxhuar ato, pasi në vitin 2023 shumica e tyre “dogjën” fondet për investime publike./Monitor

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI