Flash

Atentati ndaj Klajdi Prendit/ Zbardhet dinamika që ndoqën autorët

Lapsi.al 19 November 2024
Atentati ndaj Klajdi Prendit/ Zbardhet dinamika që ndoqën autorët

Tre persona dyshohet se kanë marrë pjesë në atentatin ndaj Klajdi Prendit, djalit të ish-gjyqtarit Fran Prendi, por vetëm njëri prej tyre ka qëlluar ndaj 30-vjeçarit me pistoletë me silenciator.

Klajdi Prendi ka qenë në një lokal në zonën e Xhamllikut  në rrugën “Xhanfize Keko”  i shoqëruar nga persona të tjerë dhe më pas ka dal nga lokali për të hipur në makinë dhe në këtë moment është qëlluar.

Pas krimit, tre autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, më pas kanë kaluar në rrethin e Shkozës dhe prej aty pranë liqenit të Farkës kanë djegur një makinë. Pasi i kanë vënë zjarrin makinës, ata dyshohet se janë larguar me një tjetër automjet, që i priste në zonën e Farkës.

Informancion paraprak:

Më datë 19.11.2024, rreth orës 00:36, në rrugën “Xhanfize Keko” , dyshohet se është qëlluar me armë zjarri shtetasi K. P., rreth 30 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Zona në të cilën ndodhi atentati është një zonë që survejohet nga kamerat e sigurisë, të cilat do të merren nga grupi hetimor për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Policia ka shoqëruar disa persona që janë marr në pyetje që mund të kenë dijeni dhe mund të kenë informacione në lidhje më këtë ngjarje. Rreth orës 01:05, në afërsi të Liqenit të Farkës është konstatuar duke u djegur një mjet tip “Audi”.

Një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Kjo e martë parashikohet të jetë me mot të vranët dhe reshje shiu me intensitet të ulët. Temperaturat këtë mëngjes kanë shënuar 2 gradë Celsius, ndërsa maksimal...

08:45

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI