Flash

Ankimoi masën e sigurisë, Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK

Lapsi.al 19 November 2024
Ankimoi masën e sigurisë, Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK

Në Apelin e Gjykatës së Posaçme do të mbahet sot seancë në lidhje me ankimimin e presidentit të PL Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi.

Ish-kryetarja e LSI-së, aktualisht deputete e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi po hetohet nga SPAK për tre akuza: pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA. Po për këtë dosje po hetohet bashkëshorti i saj, Ilir Meta. Aktualisht Ilir Meta ndodhet në qeli, pasi ndaj tij SPAK ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg.

Ditën e djeshme përmes një postimi në “Facebook” u ka bërë thirrje mbështetësve të mos i bashkohen protestës që është parashikuar, pasi sipas tij janë persona të paautorizuar nga vetë ai.

“Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë! Siç jeni në dijeni, nesër (sot) në ora 10:00, në Gjykatën e Apelit (GJKKO) zhvillohet seanca gjyqësore me objekt revokimin e masës së paligjshme të arrestit me burg të aplikuar ndaj meje prej një muaji. Jam në dijeni të iniciativave të personave të paautorizuar nga unë apo spontane për të protestuar përpara gjykatës. Ju bëj me dije se veprime të tilla janë të padobishme dhe të dëmshme. Betejën time ligjore e kam bazuar në parashtrimin e gjithë të vërtetave përpara gjykatës duke denoncuar inekzistencën e provave ndaj meje në këtë proces kryekëput politik. Në këto kushte, çdo grumbullim apo protestë para gjykatës në ditën e gjykimit i konsideroj si shpërqendrim të opinionit publik ndaj thelbit të çështjes, ndaj ju bëj thirrje të distancoheni nga çdo iniciativë për grumbullime dhe protesta”, shprehet Meta.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Kjo e martë parashikohet të jetë me mot të vranët dhe reshje shiu me intensitet të ulët. Temperaturat këtë mëngjes kanë shënuar 2 gradë Celsius, ndërsa maksimal...

08:45

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI