Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Posti i kryetarit të Bordit të AMF ende vakand, Kuvendi hap sërish aplikimet

Lapsi.al 18 November 2024
Posti i kryetarit të Bordit të AMF ende vakand, Kuvendi hap

Kuvendi i Shqipërisë rihapi në mesin e muajit nëntor aplikimet për pozicionin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë edhe postin e kryetarit.

Rihapja e vendit vakant erdhi pasi në 17 tetor deputetët rrëzuan në seancë plenare kandidaturën e vetme të propozuar nga Komisioni Ekonomisë dhe Financave, atë të Pajtim Melanit.

Fillimisht, ky pozicion ishte shpallur vakant nga Kuvendi i Shqipërisë më datë 22 korrik, pas përfundimit të mandatit të Olsi Çokut. Në procesin e hapur nga Kuvendi i Shqipërisë aplikuan zyrtarisht dy kandidatë, Pajtim Melani dhe Ardit Banja. Megjithatë, në muajin shtator, kandidati Ardit Banja u tërhoq nga kandidimi për postin vakant.

Më datë 8 tetor, Komisioni Kuvendor i Ekonomisë shqyrtoi dhe miratoi Pajtim Melanin si kandidat të vetëm për këtë pozicion, duke e propozuar për votim në seancë plenare. Megjithatë, kandidatura e Melanit u rrëzua në votim.

Pajtim Melani kishte mbajtur detyrën e Kryetarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare mes viteve 2015 dhe 2019, ndërsa në vitin 2020 ka kandiduar edhe për postin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv.

Mbështetur në ligjin për AMF-në, kriteret kryesore të shpallura nga Kuvendi për kandidatët janë: të jenë shtetas shqiptar; të kenë përfunduar ciklin e plotë të studimeve universitare në ekonomi, juridik ose të lidhur me shkencën e aktuarëve; të kenë përvojë profesionale të paktën 7- vjeçare, nga e cila, të paktën, pesë vjet në financë-kontabilitet, administrim i shoqërive tregtare, këshillim ligjor i shoqërive tregtare, hartim legjislacioni, shkencë e aktuarëve, sigurime shoqërore dhe pensione, etj.

Afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave është 4 dhjetor 2024.

Sipas ligjit “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, Kryetari i Bordit emërohet nga Kuvendi, me propozimin e Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, pas një procedure përzgjedhëse. Mandati i çdo anëtari të Bordit, duke përfshirë kryetarin është 5 vjet dhe mund të rizgjidhen për një mandat të dytë pas përfundimit të mandatit të tyre. Kryetari i Bordit të AMF-së është anëtar joekzekutiv dhe jo me kohë të plotë.

Sipas ligjit, Kryetari i Bordit ka kompetencë të thërrasë dhe drejtojë mbledhjet e Bordit, të paraqesë rendin e ditës, të urdhërojë ngritjen e komiteteve të kontrollit, objektin e punës, si dhe afatet për shqyrtimin e çështjes, t’i propozojë Bordit ngritjen e komiteteve këshillimore, me qëllim hartimin e politikave për mbarëvajtjen e punës së Autoritetit, si edhe kompetenca të tjera, të akorduara me vendimmarrje të vetë Bordit.

Kryetari dhe dy anëtarët e tjerë të cilët nuk kryejnë funksione ekzekutive në Autoritet mund të funksionojnë edhe si komitet kontrolli, në rastet kur kërkohet shqyrtimi i një çështjeje të veçantë, lidhur me mangësi apo shkelje të vërejtura gjatë veprimtarisë së Autoritetit dhe të strukturave të tij./ Monotor

 

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI