Flash

Me presh, patate dhe lopatë me vete, Sula para Kuvendit: Vit i tmerrshëm për fermerët

Lapsi.al 18 November 2024
Me presh, patate dhe lopatë me vete, Sula para Kuvendit: Vit i

Deputeti Dashnor Sula ka zgjedhur sërish sot një mënyrë të veçantë për t'u paraqitur në Kuvend. Deputeti demokrat kishte marrë me vete presh, patate, lakër dhe një lopatë, ndërsa në fjalën për mediat para hyrjes në seancë, u shpreh se ky pritet që të jetë një vit i vështirë për të ardhurat e bujqve.

Sula shtoi se edhe pse është rritur pagesa për vjeljen e ullinjve, periudhë kjo e ngarkuar për fermerët e zonës së Peqinit dhe Belshit, sërish nuk është e mundur gjetja e punëtorëve.

“Periudha e vjeljes së ullirit, 30 mijë lekë kuintali i vjeljes dhe sërish nuk ka persona për të kryer punën. Litri i vajit po bie dhe do të jetë i tmerrshëm sërish ky vit për të ardhurat e bujqve”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI