Flash

“Ku janë paratë e Bechetit?”/ Deputetët e PD nuk lejojnë Ramën të flasë për buxhetin

Lapsi.al 18 November 2024
“Ku janë paratë e Bechetit?”/ Deputetët e PD nuk

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në seancën plenare për të folur për buxhetin, por sapo ai ka filluar të flasë është ndërprerë nga deputetët e PD, të cilët u ngritën të gjithë në këmbë.

Ligjvënësit demokratë po i kërkonin llogari kryeministrit Rama, ndërsa kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi i është drejtuar duke i thënë “Ku janë paratë e Bechetit?”.

Qeveria shqiptare, me vendimet e saj, ka shkatërruar investimet e bëra nga Becchetti dhe ortakët e tij në shoqërinë mediatike Agon Set, pjesë e të cilit ishte dhe televizioni 'Agon Channel', sot shqiptarëve ju duhet te paguajnë  €111 milionë nga xhepat e tyre pasi Beccheti ka fituar gjyqin.

Në nisje të fjalës së tij, Rama dha lajmin se për bonusin e pensionistëve është parashikuar një fond prej 100 mln euro, ndërsa shpjegoi edhe mënyrën si do të shpërndahet. Sipas tij pensionistët me pension deri në 20 mijë lekë do të marrin 150 euro, ndërsa ata mbi 20 mijë do të marrin 100 euro.

“Në hyrje të kësaj fjale dua t'u përcjell të gjithë pensionistëve të Shqipërisë lajmin e mirë se në ditët në vijim qeveria do të çlirojë një fond prej 100 mln euro për burnusin e fundvitit. Ky bonus do të ndahet në dy shkallë, të gjithë pensionistët që kanë një pension deri në 20 mijë lekë, 200 euro do të marrin trefishin e bonusit të deri djeshëm përmes një bonusi të ri prej 150 euro. Ndërsa pensionistët që kanë një pension më të madh se 20 mijë lekë do të marrin dyfishin e bonusit të mëparshëm përmes një bonusi prej 100 euro”, tha Rama.

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI