Flash

Incident në familjen mbretërore, grabitet kështjella Windsor

Lapsi.al 18 November 2024
Incident në familjen mbretërore, grabitet kështjella Windsor

Një incident ka tronditur Kështjellën Windsor në MB, ku dy persona kanë arritur të kalojnë portën e sigurisë dhe të kryejnë një vjedhje.

Ngjarja ka ndodhur  më 13 tetor, gjatë natës, kur William dhe Kate, ishin në shtëpinë e tyre dhe po flinin, bashkë me fëmijët e tyre.

Sipas raportimeve të “Independent”, dy burra dyshohet se janë ngjitur në një gardh të lartë për të hyrë në territorin mbretëror dhe më pas kanë përdorur një kamion të vjedhur për të thyer portën e oborrit të Kështjellës. Pas futjes në pronë, ata kanë vjedhur disa automjete dhe pajisje nga një fermë që ndodhet brenda kompleksit.

Burimet e policisë kanë zbuluar se dy të dyshuarit janë larguar me një kamionçinë të zezë Isuzu dhe një biçikletë, të cilat ishin ruajtur në një hambar pranë. Pas vjedhjes, ata janë drejtuar në drejtim të zonës së Vjetër Windsor dhe Datchet.

Në një deklaratë, policia ka konfirmuar se janë njoftuar rreth orës 23:45 të datës 13 tetor për ngjarjen. Ata kanë njoftuar gjithashtu se hetimet janë në vazhdim, dhe deri tani nuk ka pasur arrestime të bëra.

“Sulmuesit hynë në një ndërtesë rurale dhe u larguan me një kamionçinë dhe një biçikletë me katër rrota. Ata u drejtuan për në zonën e Vjetër Windsor/Datchet,” thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

 

Të këshilluara

Diddy i mori këngën pa leje, reagon Sting

Sting ka thyer heshtjen lidhur me këngën “I’ll Be Missing You,”  nga Sean “Diddy” Combs. Kënga është bazuar në hitin e Stingut, “Every Breath You Take,” dhe ...

10:11

Zbulohet prezantuesi i "Oscars 2025"

Conan O’Brien  do të jetl prezantues i 97-të vjetor të çmimeve Oscars, që do të mbahet më 2 mars 2025. “Amerika e kërkoi dhe tani po ndodh: Cheesy Chalupa Su...

19:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI