Flash

Historia e çobanit edhe rritja e pensioneve në mandatin e katërt !

Lapsi.al 18 November 2024
Historia e çobanit edhe rritja e pensioneve në mandatin e

"Një çoban do të qethte tufën e deleve. Nga mëngjesi deri sa u err u sorrollat, edhe gjithë ditën qethi vetëm një dele. Kur u errësua mirë, u kujtua e thirri gruan dhe i thotë:"O burra grua na sill kandilin dhe të qethim tani na njëqind copë!" Kështu është edhe kjo rritja e pensioneve mandatin e katërt "- më shkruan një mik në Facebook!

Por në fakt është më keq, se çobanin mund ta gënjente mendja që, atë që nuk e bëri ditën, ta bënte me kandil natën. Ndersa kryeministri edhe qeveria e tij janë të qartë se çfarë do të bëjnë mandatin e katërt.

Në fakt ajo që qeveria ka parashikuar në planifikimin 3-vjeçar pra deri në vitin 2027 është e qartë:

1) Indeksimi për inflacionin i cili nuk është rritje e pensioneve as ligjërisht, as ekonomikisht! Qeveria ka parashikuar të shpenzojë për indeksimin përkatësisht:

1.6 miliardë lekë ne vitin 2025

1.7 milliardë lekë ne vitin 2026

2 miliardë lekë ne vitin 2027.

Elementi i dytë i parashikuar është bonusi ose dhurata e fundvitit, i cili po ashtu nuk konsiderohet në rritje , ku janë parashikuar :

3.61 miliardë lekë në vitin 2025

3.75 miliardë lekë ne vitin 2026

3.8 miliardë lekë në vitin 2027 ...

E pra Çobani ynë bërtet "O burra na votoni se do te ngremë pensionet në mandatin e katërt" në 3 vitet e para ka parashikuar të përmiresojë mirëqenien e votuesve kryesorë të tij duke shpenzuar vetëm 0.2 % të PBB -së.

E pra, sado të rritet ajo e uruar PBB , 0.2% e saj janë thërrime.

Më dhimbsen pensionistët por më shumë ka filluar të më dhimbset Kryministri, të cilit dikush duhet t'i thotë: Kur je në gropë, mos gërrmo më!/ Marrë nga Facebook i autores Irena Beqiraj

Të këshilluara

Shteti ra në Shkodër!

Policia dështoi përsëri për të parandaluar një ngjarje të rëndë si ajo e Shkodrës. Këtu nuk dështoi vetëm policia, por edhe SHISH, prokuroria e Shkodrës, si dhe...

21:11

Edi Rama, pensionistët dhe Noc Rroku

Kurrë më parë nuk janë harxhuar kaq shumë fjalë – sa ç’përdori Edi Rama mbrëmë përpara një grupi pensionistesh – për të thënë diçka fare të thjeshtë: “Qeveria i...

15:44

Protokolli

Nëse ish Presidenti do të thirrej për t'u paraqitur në Prokurori apo polici dhe aty t'i komunikohej masa e ndalimit, koha televizive mbrëmë do të shpenzohej për...

20:44

Kush janë katër tradhtarët e Tërbaçit?!

Zgjedhjet në Himarë provuan edhe njëherë tjetër se çdo votë është e sh(tr)enjtë, por edhe këto zgjedhje nuk kaluan pa probleme. Dhe problemi më i madh u shfaq n...

15:25

A shihemi fundjavën tjetër djema?

Spiromilot kanë djegur tërësisht tre fshatra të Himarës (15% të fshatrave të zonës) dhe dhjetra shtëpi në fshatra të tjera, përveçse kanë vrarë dhejtra dhe dëbu...

12:42

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI