Flash

Rachel Zegler kërkon falje publike pas komentit për fitoren e Trump

Lapsi.al 17 November 2024
Rachel Zegler kërkon falje publike pas komentit për fitoren e Trump

Aktorja Rachel Zegler reagoi së fundmi në lidhje me  komentet e saj për Donald Trump dhe mbështetësit e tij.

Ajo kërkoi falje përmes Instagramit të saj, pak pasi komentatorja konservatore Megyn Kelly bëri thirrje që ajo të hiqej nga ritregimi live-action, Snow White.

“Unë i lë emocionet e mia negative të më ndikojnë ”, u shkroi Zegler 2.3 milionë ndjekësve të saj në Instagram të enjten.

“Urrejtja dhe zemërimi na kanë bërë të largohemi gjithnjë e më shumë nga paqja dhe mirëkuptimi, dhe më vjen keq që kontribuova në diskursin negativ.”

“Kjo javë ka qenë emocionale për shumë prej nesh, por unë besoj fuqimisht se secili ka të drejtën e mendimit të tij, edhe kur ai ndryshon nga i imi,” vazhdoi ajo. "Unë jam e përkushtuar të kontribuoj pozitivisht drejt një të nesërme më të mirë."

Pas fitores së Trump, aktorja 23-vjeçare u shpreh e tronditur që duhej të jetonte “katër vite të tjera urrejtjeje” dhe uroi që mbështetësit e Trump “të mos e njihnin kurrë paqen”.

“Ekziston gjithashtu një sëmundje e thellë, e thellë në këtë vend që tregohet në numrin e madh të njerëzve që u paraqitën për këtë njeri që kërcënon demokracinë tonë”, shkroi ajo në Instagram.

 

Të këshilluara

Diddy i mori këngën pa leje, reagon Sting

Sting ka thyer heshtjen lidhur me këngën “I’ll Be Missing You,”  nga Sean “Diddy” Combs. Kënga është bazuar në hitin e Stingut, “Every Breath You Take,” dhe ...

10:11

Zbulohet prezantuesi i "Oscars 2025"

Conan O’Brien  do të jetl prezantues i 97-të vjetor të çmimeve Oscars, që do të mbahet më 2 mars 2025. “Amerika e kërkoi dhe tani po ndodh: Cheesy Chalupa Su...

19:19

Detaje nga romanca e Hugh Jackman me aktoren

Së fundmi janë zbuluar detaje rreth romancës sëHugh Jackman dhe Sutton Foster. "Ata janë më të lumtur se kurrë," tha një burim i brendshëm për Us Weekly të e...

15:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI