Flash

Musk tallet keq me Zelensky: Ka sens humori

Lapsi.al 17 November 2024
Musk tallet keq me Zelensky: Ka sens humori
Miliarderi Elon Musk, aleat i ngushtë i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, u tall me Presidentin Volodymyr Zelensky pasi ky i fundit deklaroi se “Ukraina është një vend i pavarur që nuk mund të detyrohet të ulet dhe të dëgjojë”. Fillimisht mbështetës i Ukrainës, Elon Musk, CEO i SpaceX dhe Tesla dhe një nga njerëzit më të pasur në botë po bën kohët e fundit komente gjithnjë e më të diskutueshme për Kievin. Miliarderi ripostoi në X, një fragment të modifikuar nga një intervistë e Zelensky ku shkruhej: "SHBA nuk mund të na detyrojnë të “ulemi dhe të dëgjojmë” në tryezën e bisedimeve. Ne jemi një vend i pavarur". Nisur nga kjo deklaratë, Musk shkroi me tallje: "Sensi i tij i humorit është i mahnitshëm". Ai gjithashtu bashkëngjiti një artikull të BBC-së të botuar në vitin 2021 ku paraqitej Zelensky si një "komedian që nuk kishte përvojë në politikë kur u zgjodh". Artikulli u ndryshua nga BBC pas shpërthimit të luftës duke cituar se Zelensky "ka dalë befas si një udhëheqës bindës lufte". Në intervistën e tij, Zelensky u pyet se çfarë mesazhesh mori nga Trump në lidhje me negociatat e mundshme me Rusinë. Presidenti i zgjedhur i SHBA-së kishte thënë më parë se do t'i jepte fund luftës brenda "24 orëve" dhe ekipi i tij është zotuar të sjellë Kievin dhe Moskën në tryezën e bisedimeve. “Ne jemi Ukraina e pavarur. Unë mendoj se gjatë kësaj lufte, njerëzit tanë dhe unë personalisht, në negociatat me SHBA-në, me Trump, Biden dhe liderët evropianë, kemi treguar se retorika “uluni dhe dëgjoni” nuk funksionon me ne” - u përgjigj Zelensky. Musk e bëri postimin menjëherë pasi dy senatorë demokratë amerikanë i kërkuan qeverisë të hetonte lajmet për komunikimet e Musk me zyrtarë rusë, përfshirë edhe presidentin Vladimir Putin. Raporti i fundit i Wall Street Journal citoi zyrtarë amerikanë, evropianë dhe rusë të cilët pretenduan se Musk kishte kryer disa biseda me Putin dhe Zv.Shefin e Shtabit të Rusisë, Sergei Kiriyenko. Musk u përgjigj në rrjetin e tij X se ai "do të zbulojë se kush i bën këto akuza". Miliarderi shihet se po bëhet gjithnjë e më me ndikim në ekipin e Trump dhe është përzgjedhur për të udhëhequr "Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë", një organ këshillimor i sapo-propozuar. Sipas Axios, Musk iu bashkua edhe një telefonate mes Zelensky dhe Trump menjëherë pas fitores së këtij të fundit në zgjedhje, duke thënë se do të vazhdonte të mbështeste Ukrainën përmes satelitëve të tij Starlink. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Socialdemokratët kërkojnë largimin e Scholz

Ligjvënësit nga Partia Social Demokratike e Gjermanisë (SPD) kanë folur për herë të parë në një takim të brendshëm në favor të kandidimit në zgjedhjet e shkurti...

22:36

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI