Flash

Eva Longoria largohet nga SHBA pas fitores së Trump: E frikshme

Lapsi.al 17 November 2024
Eva Longoria largohet nga SHBA pas fitores së Trump: E frikshme

Eva Longoria, ka zbuluar se nuk do jetojë më në Shtetet e Bashkuara, por mes Meksikës dhe Spanjës.

Në një intervistë për revistën franceze Marie Claire, Longoria tregoi se e mori këtë vendim pas “ndryshimit të  atmosferës” në vend pas pandemisë së Covid-19, varfërisë dhe taksave të larta, por së tepërmi me rizgjedhjen e Donald Trump.

Ajo gjithashtu shtoi se ishte me fat që mund të largohej, duke thënë: “Shumica e amerikanëve nuk janë kaq me fat. Ata do të mbeten të ngujuar në këtë vend distopik.”

Aktorja e “Desperate Housewives” ka qenë e angazhuar publikisht krah kandidatëve demokratë në nivel kombëtar dhe lokal që nga viti 2012. Ajo mbajti fjalim në Konventën Kombëtare Demokratike dhe ishte aktive në fushatë për Kamala Harris këtë vit.

Në intervistë, Longoria rrëfeu  se u dekurajua nga fitorja e Trump ndaj Harris javën e kaluar. “Nëse ai mban premtimet e tij, SHBA do të jetë një vend i frikshëm,” shtoi  ajo.

 

Të këshilluara

Diddy i mori këngën pa leje, reagon Sting

Sting ka thyer heshtjen lidhur me këngën “I’ll Be Missing You,”  nga Sean “Diddy” Combs. Kënga është bazuar në hitin e Stingut, “Every Breath You Take,” dhe ...

10:11

Zbulohet prezantuesi i "Oscars 2025"

Conan O’Brien  do të jetl prezantues i 97-të vjetor të çmimeve Oscars, që do të mbahet më 2 mars 2025. “Amerika e kërkoi dhe tani po ndodh: Cheesy Chalupa Su...

19:19

Detaje nga romanca e Hugh Jackman me aktoren

Së fundmi janë zbuluar detaje rreth romancës sëHugh Jackman dhe Sutton Foster. "Ata janë më të lumtur se kurrë," tha një burim i brendshëm për Us Weekly të e...

15:23

Kanye West sërish në telashe ligjore

Një padi e re është ngritur për Kanye West nga ish bashkëpunëtori i tij, Murphy Aficionado. Ky i fundit pretendoi se reperi e detyroi të dëgjonte atë dhe Bia...

14:27

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI