Flash

Operacioni antidrogë në Tiranë/ 5 të arrestuar deri tani

Lapsi.al 16 November 2024
Operacioni antidrogë në Tiranë/ 5 të arrestuar deri tani

Prokuroria e Posaçme, Njësia e Operacionales dhe agjentë spanjollë po zhvillojnë një operqacion antidrogë në kryeqytet dhe disa rrethe të vendit, teksa raportohet se është zbuluar një laborator kokaine në lagjen e VIP-ave në Tiranë, mbrëmjen e së premtes (15 Nëntor).

Në mesnatë, operacioni i u fokusua sërish te “Kodra e Diellit 2”, raporton gazetari Ilgi Çelmeta, pasi ka dyshime për të tjerë laboratorë kokaine në vilat luksoze që dominojnë këtë lagje.

Disa shtëpi janë kontrolluar dhe po vijon bastisja edhe në banesa të tjera. Grupi kriminal raportohet se ndërronte vazhdimisht banesat, kjo për të shmangur rënien në sy dhe humbur gjurmët.

Operacioni i djeshëm zhvillua në disa zona si Kavajë, Shkozet, Vorë, Kamëz, Qerek dhe Tiranë te Kodra e Diellit.

Ndërkohë një punishte droge gjithashtu u zbulua në fshatin Qerekë të Fushë Krujës. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar disa kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe përzierës.

Ndërsa numri i të arrestuarve deri tani raportohet të jetë 5 persona, njëri prej të cilëve nga Venezuela. Arrestime janë kryer në fshatin Vishnje në Njësinë Administrative Baldushk, ndërsa paralelisht aksioni antidrogë ka vazhduar edhe në fshatin Ibë. Sot pritet që policia dhe prokuroria të japin më shumë detaje për operacionin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI