Flash

Lufta Rusi-Ukrainë/ Zelensky: Putin nuk është i interesuar për negociata

Lapsi.al 16 November 2024
Lufta Rusi-Ukrainë/ Zelensky: Putin nuk është i interesuar

Presidenti rus, Vladimir Putin, “nuk është i interesuar që të mbajë negociata për t’i dhënë fund luftës, por dëshiron të mbajë bisedime me udhëheqësit e huaj për t’i dhënë fund izolimit të tij ndërkombëtar”. Kështu tha më 16 nëntor presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pasi Putin një ditë më parë zhvilloi një bisedë telefonike me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

“Mendoj se Putini aspak nuk do paqe, por kjo nuk nënkupton se ai nuk dëshiron që të ulet me disa nga udhëheqësit në tavolinën e negociatave. Sepse për të, izolimi politik nënkupton shkatërrim. Është shumë fitimprurëse për të që të ulet, të bisedojë dhe të mos pajtohet”, tha Zelensky gjatë një interviste për transmetuesin ukrainas më 16 nëntor.

“Ai nuk mund të udhëtojë dhe negociatat nënkuptojnë se ai mund të shkojë diku… Kjo do të nënkuptonte fundin e izolimit për të”, tha Zelensky.

Megjithatë, Zelensky tha se Ukraina do t’i japë fund konfliktit sa më shpejt që të jetë e mundur dhe e pranoi se situata në fushëbetejën në lindje të vendit, ku Rusia po bën përparime, ishte e vështirë pasi ushtria ukrainase ka më pak ushtarë dhe më pak armë sesa ushtria ruse.

“Sa na përket neve, ne duhet të bëjmë gjithçka që kjo luftë të përfundojë vitin e ardhshëm, të përfundojë përmes diplomacisë”, tha Zelensky.

Ai shtoi se dëshiron të bisedojë direkt me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, dhe jo përmes ndërmjetësve. Por, një kontakt i tillë, sipas ligjeve amerikane, tha Zelensky, është i pamundur para se Trump të marrë detyrën.

“Si president i Ukrainës, do ta marr seriozisht vetëm bisedën me presidentin e SHBA-së, me gjithë respektin që kam për njerëzit e tjerë”, tha Zelensky.

Ai kritikoi bisedën që Scholz realizoi me Putinin më 15 nëntor, duke paralajmëruar se kjo ka hapur “Kutinë e Pandorës”, duke minuar përpjekjet për të izoluar Putinin dhe për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë “përmes paqes së drejtë”./rel

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI