Flash

Berisha: Gjoba 120 mln euro e paguar për Beketin është më e madhja në histori

Lapsi.al 16 November 2024
Berisha: Gjoba 120 mln euro e paguar për Beketin është më e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në tubimin qytetar. Para mbështetësve të mbledhur para banesës së tij, Berisha u shpreh se Shqipëria pagoi gjobën më të madhe në tërë historinë e saj. Ai theksoi se u pagua gjoba prej 120 milionë euro Beketit. Ai sipas kryedemokratit fitoi gjyqin kundër narkobanditëve të Tiranës në të gjitha shkallët.

Kreu i Partisë Demokratike, Berisha shtoi se kjo gjobë erdhi sepse kryeministri Edi Rama me kryebashkiakun Erion Veliajn, në një akt të mirëfilltë antiligjor, antikushtetues, antidemokratik, mbyllën një televizion, Agon Channel, i cili funksiononte sipas rregullave të medieve të lira. Kreu i PD-së tha se ky televizion nuk pranoi të klonohej si mediat kombëtare që e censurojnë lajmin sot të Edi Ramës.

Fjala e Berishës:

Të dashur miq, këto ditë në mediat e pakontrolluara nga qeveria ka zënë vend kryesor lajmi se Shqipëria pagoi gjobën më të madhe në tërë historinë e saj. Gjobën më të madhe të kohërave. Pagoi gjobën prej 120 milionë euro Beketit. Ai fitoi gjyqin kundër narkobanditëve të Tiranës në të gjitha shkallët, në Arbitrazhin e Bankës Botërore, në Bruksel dhe kudo. 120 milionë euro. Edhe njëherë e theksoj se janë jo gjoba e shekullit, por gjoba më e madhe e të gjitha kohërave. Kjo gjobë erdhi sepse Edi Rama me Erion Veliajn, në një akt të mirëfilltë antiligjor, antikushtetues, antidemokratik, mbyllën një televizion, Agon Channel, i cili funksiononte sipas rregullave më të mira të medieve të lira.

Ky televizion nuk pranoi të klonohej si mediat kombëtare që e censurojnë lajmin sot të Edi Ramës. Përkundrazi në standardet e një media dinjitoze, informonte shqiptarët për vjedhjet klamoroze të Edi Ramës, qeverisë. Filmoi dhe transmetoi dasmën në Kalanë e Gjirokastrës të Erion Veliajt. Dasmën e bërë me paratë që ky hajdut i kishte dhënë në tender vëllait të tij. Pra, ky hajdut edhe shenjtërinë e martesës nuk ngurronte ta përdhoste me paratë e vjedhura qytetarëve. Dhe pastaj u vërsulën të tërbuar kundër televizionit. I vunë drynin. I prenë valët. Sot në gjykatat më serioze të botës, Shqipërisë i konfiskohen 120 milionë euro të Albkontrollit, në gjobën më të madhe të kohërave.

Të këshilluara

Studimi: Gjermania në krizë për punëtorë

Sektori i kujdesit shëndetësor në Gjermani është më i prekuri nga mungesa aktuale akute e punëtorëve të kualifikuar, u tha në një studim të ri. Afër 47.400 v...

12:50

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI