Flash

Wanda Nara akuzon Mauro Icardi për tentativë vjedhjeje dhe dhunë

Lapsi.al 15 November 2024
Wanda Nara akuzon Mauro Icardi për tentativë vjedhjeje dhe dhunë

Wanda Nara ka akuzuar së fundmi ish-bashkëshortin e saj, futbollistin Mauro Icardi  për dhunë në familje dhe tentativë vjedhjeje.

Sipas mediave argjentinase, ngjarja ka ndodhur në apartamentin e tij në Buenos Aires, pas një vizite që Wanda kishte bërë për të takuar vajzat e tyre, Isabella dhe Francesca.

Sipas saj, pas një debati të ashpër mes çiftit, situata është eskaluar dhe ka pasur dhunë. Icardi nuk ka dashur që Wanda të largohej nga shtëpia, por ajo ka arritur të marrë gjërat e saj dhe të largohej nga banesa. Përveç akuzave për dhunë, Wanda ka pretenduar se Icardi ka tentuar të vjedhë një shumë prej 70 mijë dollarësh nga ajo.

Në një reagim, Icardi ka mohuar akuzat, duke i cilësuar ato si një ekzagjerim nga ana e ish-bashkëshortes së tij.

“Akuza për dhunë me bazë gjinore është një shpifje,” ka thënë ai. Skuadra aktuale e Mauro Icardit, Galatasaray, ka lëshuar gjithashtu një deklaratë zyrtare për të sqaruar situatën.

“Spekulimet për lojtarin tonë Mauro Icardi nuk pasqyrojnë të vërtetën. Lojtari (i cili së fundmi pësoi një dëmtim të rëndë në gju) po qëndron në Argjentinë dhe nuk ka asnjë lidhje me këto akuza. Ju lutemi mos u kushtoni vëmendje këtyre lajmeve që synojnë të lodhin atletët tanë,” thuhet në reagimin e klubit.

Të këshilluara

Detaje nga romanca e Hugh Jackman me aktoren

Së fundmi janë zbuluar detaje rreth romancës sëHugh Jackman dhe Sutton Foster. "Ata janë më të lumtur se kurrë," tha një burim i brendshëm për Us Weekly të e...

15:23

Kanye West sërish në telashe ligjore

Një padi e re është ngritur për Kanye West nga ish bashkëpunëtori i tij, Murphy Aficionado. Ky i fundit pretendoi se reperi e detyroi të dëgjonte atë dhe Bia...

14:27

Pamela Anderson i rikthehet aktrimit

Pamela Anderson i është rikthyer aktrimit me filmin e saj të ri “The Last Showgirl”. Në trailerin e publikuar shfaqet Anderson e cila luan rolin e Shelly-t, ...

19:00

Zbulohet shkaku i vdekjes së Quincy Jones

Quincy Jones ndërroi jetë nga kanceri pankreatik, sipas certifikatës së tij të vdekjes të lëshuar nga Departamenti i Shëndetit Publik të Qarkut të Los Anxhelosi...

15:10

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI