Flash

Presidentja Osmani: Manovrat e Serbisë nuk e ndryshojnë realitetin e Kosovës

Lapsi.al 15 November 2024
Presidentja Osmani: Manovrat e Serbisë nuk e ndryshojnë realitetin e

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka quajtur “taktika” për destabilizim masat që Serbia miratoi në tetor lidhur me Kosovën. Ajo ka theksuar se Serbia nuk do të mund të arrijë asgjë për të ndikuar realitetin e pandryshueshëm për Kosovën e pavarur.

“Serbia nuk ka asnjë juridiksion as gjyqësor e as territorial mbi Kosovën që nga viti 99'. Edhe ende pa u shpallur Kosova e pavarur më 2008, rezoluta 1244 ia ka marrë çdo lloj juridiksioni në atë kohë Jugosllavisë dhe fillimisht ka vendosur kompetencat në kuadër të prezencës civile e ushtarake dhe nga viti 2008 i vetmi shtet që ka juridiksion mbi këtë territor është republika e Kosovës, gjë e konfirmuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Këto janë tendenca, taktika të Serbisë për ta destabilizuar Kosovën e rajonin dhe ajo që dëshmohet më së miri përmes këtyre veprimeve është që Serbia akoma e ka mendësinë e viteve 90', një mendësi që synon t’i destabilizojë shtetet fqinje, megjithatë realiteti është i pakthyeshëm dhe i pandryshueshëm dhe Serbia nuk do të mund të arrijë asgjë me këtë”, ka thënë Osmani.

Qeveria serbe ka miratuar një projektligj për, siç e ka quajtur ajo, organizimin dhe kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës. Përveç këtij, ajo ka miratuar edhe një vendim përmes së cilit e shpalli Kosovën si “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”.

Ndërkohë me gjithë kritikat e ndërkombëtarëve, këta të fundit nuk arritën ta bindnin Serbinë që të heqë dorë nga to. Beogradi zyrtar ka shprehur qëndrimin se do ta mbajë në fuqi vendimin për ta shpallur Kosovën “zonë të veçantë sociale” dhe se do ta miratojë në Kuvend ligjin për juridiksionin mbi veprat penale në Kosovë.

Të këshilluara

Jurgis Çyrbja merret sot në pyetje nga SPAK

këtë të premte në SPAK, pas arrestimit të tij më 21 tetor. Mësohet se Çyrbja do të merret në pyetje nga prokurori Adnan Xholi. Ndaj ish-deputetit janë 3 akuz...

10:39

Reshjet e borës/ Zbardhet aksi Bogë-Theth

Ulja e temperaturave ka bërë që reshjet e borës të përfshijnë edhe veriun e vendit. Lidhur me këtë situatë Agjencia e Mbrojtjes Civile njofton se nuk janë regj...

09:55

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI