Flash

Parashikimi i motit/ Temperaturat ulen në -1 gradë C

Lapsi.al 15 November 2024
Parashikimi i motit/ Temperaturat ulen në -1 gradë C

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe kthjellime. Ato do të nisin nga orët e mesditës në zonën e veriut dhe më pas gradualisht edhe në pjesën tjetër të territorit.

Duke nisur nga orët e para të 24-orëshit dhe deri në orët e mesditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët dhe lokalisht deri mesatar kryesisht në qendër dhe jug të vendit. Pas orëve të mesditës reshjet në zonën e veriut ndërpriten. Në relievet malore në verilindje deri në orët e mesditës në lartësitë mbi 1000 metër reshje të dobëta dëbore.

Në zonën e juglindjes pas orëve të mesditës reshjet e shiut kthehen në reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar. Do të ketë mjegull dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 3-10 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive 14-20m/s. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -1 deri 7°C

në zonat e ulëta 5 deri 14°C

në zonat bregdetare 8 deri 14°C.

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI