Flash

Kanye West sërish në telashe ligjore

Lapsi.al 15 November 2024
Kanye West sërish në telashe ligjore

Një padi e re është ngritur për Kanye West nga ish bashkëpunëtori i tij, Murphy Aficionado.

Ky i fundit pretendoi se reperi e detyroi të dëgjonte atë dhe Biancan duke kryer marrëdhënie në dhomën tjetër.

Murphy tregoi për mediat se ai e ftoi në një dhomë hoteli në Beverly Hills në nëntor të vitit 2022 ku West kishte pantallonat e zbërthyera dhe ishte pa këmishë ndërsa Bianca mbulonte gjoksin me duar.

Aficionado më tej pretendon se West i tha të priste, vrapoi në dhomën ku ishte Censori dhe se pas disa sekondash i dëgjoi përsëri duke kryer marrëdhënie seksuale.

Kanye më pas  u kthye pas 10 minutash sikur nuk kishte ndodhur asgjë dhe kishte veshur një bluzë me logon naziste dhe e pyeti: “Të pëlqen bluza ime?”.

Ai gjithashtu deklaroi se një javë më vonë, West përsëri e bëri atë ta dëgjonte gjatë marrëdhënieve të tij intime, këtë herë me një masazhatore.

Aficionado u pushua nga puna në vitin 2023 dhe tani po e padit atë për diskriminim, mjedis armiqësor të punës, shpifje dhe mospagesë të pagave.

Të këshilluara

Pamela Anderson i rikthehet aktrimit

Pamela Anderson i është rikthyer aktrimit me filmin e saj të ri “The Last Showgirl”. Në trailerin e publikuar shfaqet Anderson e cila luan rolin e Shelly-t, ...

19:00

Zbulohet shkaku i vdekjes së Quincy Jones

Quincy Jones ndërroi jetë nga kanceri pankreatik, sipas certifikatës së tij të vdekjes të lëshuar nga Departamenti i Shëndetit Publik të Qarkut të Los Anxhelosi...

15:10

Zhduket aktorja e “Gossip Girl”

Familja e aktores së “Gossip Girl” , Maya Banks, ka zbuluar se 36-vjeçarja ka humbur në mënyrë të mistershme në Los Angeles, dhe tani kanë kaluar dy javë që nga...

19:14

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI