Flash

Ekzekutimi i biznesmenit Reçi/ Berisha: Edhe kjo ngjarje do të ngelet pa autor

Lapsi.al 15 November 2024
Ekzekutimi i biznesmenit Reçi/ Berisha: Edhe kjo ngjarje do të

Në konferencën e tij me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me vrasjen që tronditi Tiranën, mbrëmjen e të mërkurës. Berisha u shpreh se Reçi, për të cilin tha se ishte një ish-punonjës i përgjegjshëm Shërbimit Informativ, nuk figuronte në asnjë lloj implikimi e problematike. Sipas tij edhe kjo vrasje do të ngelet po ashtu pa autor.

“Dënoj vrasjen e biznesmenit Reçi. Ish-punonjësi, ish-oficeri i përgjegjshëm i SHISH, për të cilin nuk figuron asnjë lloj implikim e problematike, një vrasje mafioze e shtetit mafioz dhe si çdo vrasje tjetër mbetet pa autor dhe pa zbuluar”, tha Berisha.

Sot janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e biznesmenitEduart Reçi, ku bëhet me dije se në momentin që ndodhi atentati janë dëgjuar shpërthime fishekzjarresh në distancë të afërt, të cilat dyshohet se janë përdorur për të kamufluar të shtënat e armës. Gjithashtu raportohet se viktima ka qenë në sheshin e pallatit me bashkëshorten duke pastruar ambientin poshtë, dhe ka hyrë e dalë disa herë në pallat. Sipas informacioneve, në një moment që ka dal jashtë dhe kur zhurma e fishekzjarreve kishte nisur, Eduart Reçi është rrëzuar dhe ka rënë në tokë. Bashkëshortja e tij fillimisht ka menduar se ai është lënduar në kokë nga fishekzjarret duke mos kuptuar se ishte plumb. Nga hetimet e deri tanishme dyshohet se distanca nga është qëlluar mund të jetë nga 20 deri ne 30 metra, por akoma e papërcaktuar se nga çfarë arme, dyshohet ndonjë prodhim i viteve të fundit dhe i panjohur. Ndërkohë, kamerat e sigurisë po këqyren në distancë.

Të këshilluara

Jurgis Çyrbja merret sot në pyetje nga SPAK

këtë të premte në SPAK, pas arrestimit të tij më 21 tetor. Mësohet se Çyrbja do të merret në pyetje nga prokurori Adnan Xholi. Ndaj ish-deputetit janë 3 akuz...

10:39

Reshjet e borës/ Zbardhet aksi Bogë-Theth

Ulja e temperaturave ka bërë që reshjet e borës të përfshijnë edhe veriun e vendit. Lidhur me këtë situatë Agjencia e Mbrojtjes Civile njofton se nuk janë regj...

09:55

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI