Flash

Berisha: Rritja ekonomike e vendit nuk pasqyron përmirësimin e gjendjes ekonomike

Lapsi.al 15 November 2024
Berisha: Rritja ekonomike e vendit nuk pasqyron përmirësimin e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme një konferencë me gazetarët. Berisha ka folur lidhur me gjendjen aktuale të ekonomisë shqiptare. Sipas tij, rritja ekonomike e vendit nuk pasqyron rritjen apo përmirësimin e gjendjes ekonomike të qytetarëve.

Berisha tha se në 11 vite, 800 mijë pensionistë shqiptarë nuk kanë gëzuar asnjë rritje të pensionit të tyre. Ai shtoi më tej se kjo rritje ekonomike dhe ky dyfishim buxheti nuk ka pasur kurrë pasqyrimin e duhur as në rritjen e rrogave minimale dhe mesatare.

"Një përshëndetje për gazetarët e pranishëm. Përshëndetje për qytetarët që ndjekin këtë takim me mediat. Sot jam para jush për të shprehur shqetësimin tim më të thellë për gjendjen aktuale të ekonomisë shqiptare. Së pari, shpreh shqetësim dhe hidhërimin tim sepse në Shqipëri si rrallë, shumë rrallë në ndonjë vend tjetër të planetit, në vendet e diktaturave më të egra, rritja ekonomike e vendit nuk pasqyron rritjen apo përmirësimin e gjendjes ekonomike të qytetarëve. Është tejet e hidhur se dyfishimi i prodhimit të përgjithshëm të vendit në 11 vite, i të ardhurave në buxhet në 11 vite nuk ka gjetur asnjë pasqyrim në ekonominë dhe buxhetin familjar të rreth gjysmës së shqiptarëve.

Përkundrazi, në prani të kësaj rritje, e cila theksoj dhe njëherë, shënon rreth dyfishimin e prodhimit të brendshëm dhe të buxhetit në 11 vite, 800 mijë pensionistë shqiptarë nuk kanë gëzuar asnjë rritje të pension të tyre. Ajo çfarë iu është dhënë pensionistëve si indeksim, e vërteta ka indeksuar as 50 përqind të asaj që duhej të indeksonte. Ndaj dhe sot, me pensionin aktual, çdo pensionist pas këtij indeksimi, blen 30-40 përqind më pak ushqime se sa blintenë vitin 2013 apo 2014.

Kjo rritje ekonomike dhe ky dyfishim buxheti nuk ka pasur kurrë pasqyrimin e duhur as në rritjen e rrogave minimale dhe mesatare.

Rrogat minimale dhe mesatare mbeten më të ulëtat në rajon, ndërkohë që në vitin 2013 këto ishin rrogat më të larta në rajon. Ato që kanë pësuar rritje stratosferike dhe janë më të lartat në rajon, janë rrogat më të larta. Pra, rritja ekonomike nuk ka një pasqyrim. Rritja ekonomike nuk ka asnjë pasqyrim në jetën e 66 mijë familjeve në ndihmë ekonomike. Ajo mbetet krejtësisht e huaj, pothuaj inekzistente për 40 përqind të popullatës në fshat, e cila merr si subvencion në buxhetin më të madh në histori prej 8.2 miliardë eurosh, gjithsej 40 milionë euro. Rritja ekonomike nuk është pasqyruar në detyrimet e shtetit ndaj qytetarëve të vet, ish-të përndjekurve politikë dhe pronarëve legjitimë të konfiskuar nga regjimi komunist.", tha Berisha.

Të këshilluara

Jurgis Çyrbja merret sot në pyetje nga SPAK

këtë të premte në SPAK, pas arrestimit të tij më 21 tetor. Mësohet se Çyrbja do të merret në pyetje nga prokurori Adnan Xholi. Ndaj ish-deputetit janë 3 akuz...

10:39

Reshjet e borës/ Zbardhet aksi Bogë-Theth

Ulja e temperaturave ka bërë që reshjet e borës të përfshijnë edhe veriun e vendit. Lidhur me këtë situatë Agjencia e Mbrojtjes Civile njofton se nuk janë regj...

09:55

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI