Flash

Zhvendoset në Kuvend debati për komisionin e shëndetësisë/ Bardhi: Shtyjeni afatin

Lapsi.al 14 November 2024
Zhvendoset në Kuvend debati për komisionin e

Ajo që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në komisionin hetimor të “Sterilizimit” me “përplasjen” mes ish-ministrit Ilir Beqaj dhe deputetes Ina Zhupa, ka shkaktuar tensione që në nisje të seancës së sotme plenare.

Flamur Noka u shpreh se kreu i Gardës duhet të mbajë përgjegjësi pasi e ka lënë pa gardistë komisionin, duke mundësuar kështu hyrjen e Beqajt në sallën ku po mbahej mbledhja.

“Duhet të mbajë përgjegjësi që mbrëmë e ka lënë komisionin pa gardistë në sallën ku zhvillohej komisioni. Beqaj guxonte të intimidonte deputetët. Kryetari i Komisionit është ai që urdhëron Gardën ta lejojë të hyjë apo jo”, tha ai.

Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi u shpreh se kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali duhet të jetë e shqetësuar në lidhje me faktin që një nga deputetët e PD është kërcënuar gjatë punës në Kuvend, jo të shqetësohet në lidhje me etikën e komunikimit të deputetëve në seancë.

Në lidhje me mbylljen e komisionit, Bardhi u shpreh se nuk ka përfunduar planin e punës dhe ndërprerja e tij duke mos shtyrë afatet, nënkupton mohimin e të drejtës së opozitës për të hetuar.

Pjesë nga diskutimi:

Bardhi: E para zonja Spiropali kur kolegu Noka po i drejtohej hajdutit 2 metrosh po i referohej Beqajt, nuk e di pse ju shkoi mendja tek kryeministri

Spiropali: Kjo foltore nuk mund të përdoret për të fyer askënd. Mos ta përdorim si armë atë mikrofon.

Nuk ka rëndësi a është kryeministër, i burgosur apo i paraburgosur.

Bardhi: Nuk keni asnjë të drejtë të më ndërhyni. Nuk e kuptova pse ju shkon mendja te Rama. Meqë kujdesesh për etikën, duhet të shqetësohesh që një i paraburgosur që ruhet sipas ligjit të posaçëm, dje lëvizte i lirë në ambientet e Kuvendit madje guxonte të futej në sallën e mbledhjes së komisionit dhe guxonte i pashqetësuar as nga Garda e as policia e burgjeve, për të ruajtur integritetin fizik të deputetëve, të kërcënonte deputetët. Ju duhet të ishit shqetësuar për këtë jo për etikën tonë të komunikimit për një person që është kapur dy herë duke vjedhur.

Dje në Konferencën e Kryetarëve keni vendosur mos shtyrjen e afateve të komisionit, sipas ligjit të përfundosh pa mbyllur planin e hetimit është t’i mohosh opozitës të drejtën e hetimit.

Spiropali: Kërkesa për shtyrjen i është paraqitur dje Konferencës së Kryetarëve. Ndihem në faj që e kam çuar atë kërkesë edhe pse nuk kishte një vendim të ndërmjetëm. Nuk jap dot një koment në lidhje me ngjarjen pasi do të shihen kamerat dhe të gjitha rrethanat.

Bardhi: Nuk ka asnjë rregull në ligj që kërkohet vendim i ndërmjetëm nga komisioni për shtyrjen e afatit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI