Flash

Trump bën Sekretar të Shëndetësisë skeptikun e vaksinave Robert F. Kennedy Jr

Lapsi.al 14 November 2024
Trump bën Sekretar të Shëndetësisë skeptikun e

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump ka emëruar Robert F. Kennedy Jr për të udhëhequr Departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore në administratën e tij të dytë të Shtëpisë së Bardhë. Lajmin për emërimin e dha vetë Trump në një postim në platformën e tij “Truth Social”.

Kennedy kishte kandiduar si i pavarur në fushatën presidenciale të vitit 2024 përpara se të tërhiqej dhe të mbështeste Trump. Gjatë fushatës së tij, Kennedy bazoi shumë nga propozimet e tij në pikëpamjet e tij skeptike ndaj vaksinave.

“Për një kohë të gjatë, amerikanët janë shtypur nga komplekset industriale të ushqimit dhe kompanitë e barnave që janë përfshirë në mashtrime dhe dezinformata kur bëhet fjalë për Shëndetin Publik.

Siguria dhe shëndeti i të gjithë amerikanëve është roli më i rëndësishëm i çdo administrate dhe HHS do të luajë një rol të madh për të ndihmuar që të gjithë të mbrohen nga kimikatet e dëmshme, ndotësit, pesticidet, produktet farmaceutike dhe aditivët ushqimorë që kanë kontribuar në kriza dërrmuese shëndetësore në këtë vend.

Z.Kennedy do t'i rivendosë këto agjenci në traditat e Kërkimit Shkencor të Standardit të Artë dhe fenerët e Transparencës, për t'i dhënë fund epidemisë së Sëmundjeve Kronike dhe për ta bërë Amerikën përsëri të madhe dhe të shëndetshme!" – shkroi Trump. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rutte: Trump nuk mund të bëjë pa NATO-n

NATO dhe SHBA do të jenë të pandarë. Kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte pas inspektimit të stërvitje të trupave të aleancës ver...

16:21

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI