Flash

Rutte: Trump nuk mund të bëjë pa NATO-n

Lapsi.al 14 November 2024
Rutte: Trump nuk mund të bëjë pa NATO-n

NATO dhe SHBA do të jenë të pandarë. Kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte pas inspektimit të stërvitje të trupave të aleancës veri atlantike në Letoni.

Mark Rutte tha se mezi pret të punojë me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, ndërsa paralajmëroi edhe një herë për rrezikun e madh të Koresë së Veriut për Japoninë, Europën dhe Indo-Paqësorin.

"Donald Trump do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara dhe ai e di mirë se anëtarësimi në NATO është pjesë e mbrojtjes së SHBA-së.

Shikoni se çfarë po ndodh në këtë moment, ushtarët e Koresë së Veriut, duke qenë aktivë në Rusi dhe duke ndihmuar Rusinë me përpjekjet e luftës kundër Ukrainës, po e paguajnë me anë të teknologjisë raketore e cila tani po dorëzohet në veri.

Koreja është një kërcënim i drejtpërdrejtë jo vetëm për Evropën, por edhe për Japoninë, Korenë e Jugut dhe territorin e SHBA-së, kështu që ne jemi të lidhur në këtë proces", tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Rutte kërkoi nga Putin që të shikonte videon e stërvitjes së trupave të NATO-s në Letoni ndërsa theksoi se, NATO është gati për çdo situatë.

Sakaq, ambasadori i Moskës në Kombet e Bashkuara, Genadi Gatilo tha se Rusia është e hapur për negociata për përfundimin e luftës në Ukrainë, nëse iniciohet nga presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, por çdo bisedim duhet të bazohet në realitetet e përparimeve ruse, tha ai.

"Trump premtoi të zgjidhë krizën ukrainase brenda natës. Në rregull, le të përpiqet. Por ne jemi njerëz realistë, sigurisht e kuptojmë se kjo nuk do të ndodhë kurrë", tha Genadi Gatilov, ambasadori rus në Kombet e Bashkuara në Gjenevë.

Trump ka kritikuar vazhdimisht shkallën e ndihmës perëndimore për Kievin dhe ka premtuar t'i japë fund konfliktit me shpejtësi, pa shpjeguar se si. Fitorja e tij në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit ka nxitur shqetësime në Kiev dhe kryeqytete të tjera evropiane rreth shkallës së angazhimit të ardhshëm të SHBA-së për të ndihmuar Ukrainën.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI