Flash

Nicole Scherzinger kërkon falje pas komentit: Nuk doja të lëndoja njeri

Lapsi.al 14 November 2024
Nicole Scherzinger kërkon falje pas komentit: Nuk doja të lëndoja

Nicole Scherzinger kërkoi falje publike  pasi bëri një koment të diskutueshëm në Instagramin e Russell Brand duke festuar fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Këngëtarja 46-vjeçare shqetësoi fansat me komentin ku shkruhej: "Ku ta gjej këtë kapele!!!?". Ajo iu referua selfie-s së Brand-it, duke mbajtur në dorë një kapele të kuqe të stilit "Make America Great Again" - por në vend të "MAGA", printimi në pjesën e përparme thonte: "Make Jesus First Again".

Artistja më pas  e kfshihu komentin e saj, por fansat  hynë në seksionin e komenteve për ta etiketuar. Një përdorues shkroi: "@nicolescherzinger është shumë von, e pamë komentin tënd", ndërsa një tjetër tha: "@nicolescherzinger wtf girl,!"

Por tani ajo kërkoinjë falje të gjatë në Instagram Stories. Aty thuhet: "Kërkoj ndjesë të thellë për lëndimin e shkaktuar nga angazhimi im i fundit me disa postime në rrjetet sociale. Kur komentova në këto postime, bëra gabimin që nuk e kuptova se ato mund të interpretoheshin lehtësisht si të lidhura politikisht dhe i kërkoj falje kujtdo që arriti në këtë përfundim”.

Postimi vazhdoi: "Shumë supozime po nxirren, të cilat nuk pasqyrojnë se kush jam, çfarë përfaqësoj, ose për kë kam votuar... Shumë nga komunitetet e margjinalizuara që ndjehen të lënduara dhe të shqetësuara nga rezultatet e zgjedhjeve presidenciale janë njerëz. Më intereson shumica, siç kam bërë gjithmonë, gjatë gjithë jetës dhe karrierës sime.

Muzikantja, e lindur në Hawaii, shtoi se gjatë kohërave shqetësuese, ajo gjen ngushëllim në besimin e saj dhe mendoi se postimi i inkurajonte njerëzit të mbështeteshin në besimin e tyre. Ajo shtoi: "Besova se postimet me të cilat u angazhova kishin të bënin me inkurajimin e njerëzve për të zgjedhur dashurinë dhe besimin - 'Vendosja e Jezusit në radhë të parë'. Për mua, Krishti mishëron paqen, dhembshurinë, shpresën dhe - mbi të gjitha - dashurinë e pakushtëzuar.

Unë vij nga një vend dashurie dhe do të mbështes gjithmonë vlerat që na afrojnë. Është kaq e rëndësishme që të bashkohemi me dhembshuri dhe ta duam njëri-tjetrin më shumë se kurrë.”

 

Të këshilluara

Pamela Anderson i rikthehet aktrimit

Pamela Anderson i është rikthyer aktrimit me filmin e saj të ri “The Last Showgirl”. Në trailerin e publikuar shfaqet Anderson e cila luan rolin e Shelly-t, ...

19:00

Zbulohet shkaku i vdekjes së Quincy Jones

Quincy Jones ndërroi jetë nga kanceri pankreatik, sipas certifikatës së tij të vdekjes të lëshuar nga Departamenti i Shëndetit Publik të Qarkut të Los Anxhelosi...

15:10

Zhduket aktorja e “Gossip Girl”

Familja e aktores së “Gossip Girl” , Maya Banks, ka zbuluar se 36-vjeçarja ka humbur në mënyrë të mistershme në Los Angeles, dhe tani kanë kaluar dy javë që nga...

19:14

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI