Flash

Mësuesi ngacmonte seksualisht dy të miturat, prindërit: Duam siguri në shkolla

Lapsi.al 14 November 2024
Mësuesi ngacmonte seksualisht dy të miturat, prindërit: Duam

Mësuesi Bledar Duro u arrestua një ditë më parë për ngacmim seksual ndaj dy të miturave në shkollën 9-vjeçare “Sotir Gura”. Prindërit që kanë nxënësit në këtë shkollë janë shprehur të shqetësuar.

“Është një faj shumë i rëndë. Unë kam një nip dhe e çova në shkollë, këto situata na shqetësojnë shumë. Mësuesit duhet të zgjidhen me kujdes dhe të ketë kritere”, ka thënë një nga gjyshërit që dërgon fëmijët në shkollë.

Prindërit gjithashtu kanë bërë thirrje që të bëjnë kontrolle në shkolla, mësuesit të zgjidhen më të përshtatshëm.

“Na shqetëson pasi sjellim fëmijët këtu. Shumë gabim është nuk duhet ta bënte këtë gjë. Duhet të ketë kontrolle, intervista më të gjata për të punësuar mësuesit, që të jenë të përshtatshëm për të dhënë mësim”, është shprehur një prind.

Një tjetër qytetare theksoi se duhet të merren masa pasi shprehet se frikësuar se autori i arrestuar mund të ketë përsëritur atë situatë të rëndë.

“Raste të tilla kemi dëgjuar plot në televizion. Ndihemi shumë të shqetësuar, ja tani qe e dëgjova, unë sjell mbesën këtu, nipin. Këto gjëra nuk janë të momentit, ndërsa personi duhet t'i ketë bërë edhe më parë këtë gjest. Më dridhet mishi aq e shqetësuar jam. Themi se mbase marrin masa, por kjo gjë ndodh sërish. Ne duam që shkolla të jetë e sigurt”, ka thënë ajo.

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI