Flash

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Kuvend/ Shehaj interpelancë me ministren e Shëndetësisë

Lapsi.al 14 November 2024
Kuvend/ Shehaj interpelancë me ministren e Shëndetësisë

Në Kuvend do të zhvillohet sot seanca plenare, e cila do të nisë në orën 10:00. Në rendin e ditës është parashikuar edhe interpelancë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, të kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.

Po ashtu, do të diskutohet projektligji mbi aderimin e Shqipërisë në Protokollin Opsional të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, i nënshkruar në Nju Jork më 10 dhjetor 2008.

Një tjetër projektligj që do të diskutohet gjatë seancës plenare është edhe projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe qeverisë së Konfederatës Zvicerane, për projektin “Bashki të forta (BTF), faza 2,” i cili mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Gjithashtu pritet të diskutohet dhe projekvendimi “Për disa ndryshime të vendimit nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI