Flash

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Aksident tragjik në rrugën Tepelenë-Fier, vdesin bashkëshortët

Lapsi.al 14 November 2024
Aksident tragjik në rrugën Tepelenë-Fier, vdesin

Aksident i rëndë nga përplasja e dy mjeteve, me bilanc humbjen e jetës së një çifti bashkëshortësh.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjkesit të sotëm (14 Nëntor), në aksin rrugor Tepelenë-Fier.

Policia vendore bëri me dije paraprakisht se shtetasi S. A., duke drejtuar automjetin tip autobot, ka përplasur automjetin tip "Ford", me drejtues shtetasin V. A..

Nga përplasja kanë humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip "Ford", shtetasi V. A., dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja M. A., (bashkëshortja e shtetasit V. A.).

“Drejtuesi tjetër i automjetit tip autobot, shtetasi S. A., dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja A. A., ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën”, tha policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI