Flash

Shtetasit italianë refuzojnë dëshminë, policia i kthen përgjigje Vokshit

Lapsi.al 13 November 2024
Shtetasit italianë refuzojnë dëshminë, policia i kthen

Komisioni hetimor për Sterilizimin dhe Check Up-in ka nisur ditën e sotme për të vijuar me dëshminë e ish-Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Në nisje të komisionit, kryetarja Albana Vokshi ka lexuar përgjigjen që policia i ka sjell për tre shtetasit italianë që nuk janë paraqitur për të dhënë dëshminë e tyre. Sipas përgjigjes, të tre italianët ndodhen jashtë territorit të Shqipërisë.

“Policia na ka kthyer një përgjigje ku thuhet se këta persona janë jashtë territorit të Shqipërisë, por gjykoj që për sa kohë që secili prej personave Umbro Stalccini dhe Elisabetta Anzanello, përveçse janë përfitues të kompanisë koncesionare kanë kompani të tjera të bazuara në legjislacionit shqiptar dhe përderisa janë përfitues të drejtpërdrejtë janë të detyruar të paraqiten në komision. Nëse vijojnë të refuzojnë, opozita ka mendimin dhe propozimin që të dërgojmë një shkesë drejt autoriteteve italiane për t’i informuar dhe kërkuar ndihmën që këto shtetas të zbatojnë legjislacionin shqiptar”, tha ajo.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI