Flash

Komisioni për Koncesionet në Shëndetësi/ Opozita thirrje të dëshmojë Rama dhe Nushi

Lapsi.al 13 November 2024
Komisioni për Koncesionet në Shëndetësi/ Opozita thirrje

Deputetët e opozitës kërkojnë paraqitjen e Vilma Nushit, e cila sipas tyre është përfituese indirekte dhe direkte e 1.5 mln eurove nga dividenti.

Anëtarët e opozitës në Komisionin Hetimor për Sterilizimin kanë paraqitur dokumentin ku kërkojnë këtë të mërkurë të dëshmojë Edi Rama në cilësinë e kryeministrit i cili ka firmosur VKM-në për dhënien me konçension të këtyre shërbimeve duke mbështetur e promovuar publikisht këto konçensione edhe pas fillimit të çështjes penale nga organet e drejtësisë.

Në dokumentin e publikuar kërkohet thirrja si dëshmitare këtë të mërkurë edhe e Vilma Nushit në cilësinë e pronares së dy kompanive e cila është pjesë e një prej koncesioneve objekt i veprimtarise hetimore të këtij Komisioni.

Refuzimi i përsëritur nga ana e anëtarëve të mazhorancës në këtë komision, për të thirrur si dëshmitarë Ramën dhe Vilma Nushi, për anëtarët e opozitës, është tërësisht në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i takon ligjit për Komisionet Hetimore dhe ligjet në fuqi.

"Komisioni është i detyruar që të thërrasë për të dëshmuar para tij, jo vetëm Z. Edi Rama por të gjithë personat për të cilët anëtarët e opozitës, si inicues të këtij Komisioni, kanë kërkuar që të paraqiten e të dëshmojnë", thuhet në dokumentet e publikuara

Të këshilluara

Parashikimi i motit/ Kthjellime dhe vranësira

Këtë të mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Ato kanë masa ajrore relativisht të lagështa me origjinë veriore. ...

07:07

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI