Flash

E mbështeti gjatë fushatës, ja posti që do t'i japë Trump, Elon Musk

Lapsi.al 13 November 2024
E mbështeti gjatë fushatës, ja posti që do t'i

Një javë pasi është zgjedhur për herë të dytë si President i SHBA-ve, Donald Trump ka nisur të “lëvizë letrat’ e tij për njerëzit me të cilin do drejtojë vendin në mandatin e ardhshëm 4-vjeçar.

Ashtu sikurse gjatë fushatës elektorale, duket se numri dy, do të jetë manjati i teknologjisë motorike dhe industrisë hapësinore, Elon Musk.

“Trump shpërblen Musk, emërohet kreu i departamentit të ri për Efikasitetin e Qeverisë”, shkruan “La Repubblica”.

Nuk ka detaje të hollësishme mbi kompetencat e këtij sektori qeveritar, por duket se Musk do të mbikëqyrë punën e kabinetit të Trump, pra do të jetë si një “qen roje” i tij në administratë.

Dhe tani të gjithë e kanë mëse të qartë:

“Trump do të emërojë vetëm aleatë besnikë në qeveri, të cilët i garantojnë atij të zbatojë axhendën e tij në praktikë pa mendime të dyta personale”.

Ashtu siç bëri me Elon Musk, i cili së bashku me Vivek Ramaswami do të drejtojë “Doge”, pra departamentin për efikasitetin e qeverisë, i cili do të duhet të garantojë funksionalitetin e makinës shtetërore.

Të këshilluara

Parashikimi i motit/ Kthjellime dhe vranësira

Këtë të mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Ato kanë masa ajrore relativisht të lagështa me origjinë veriore. ...

07:07

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI